Basketboll

PRISHTINA DJERSITET SHUMË, PËR FITORE NË RAHOVEC

Prishtinë (AsistiOnline) –  Z Mobile Prishtina ka arritur fitoren e radhës(91-94), si mysafire e Rahovecit sonte, por me shumë e shumë telashe.

Krejt kjo fitore e mundimshme e Prishtinës, erdhi sonte si pasojë e rezistencës së madhe që bëri Rahoveci i Bujar Locit deri në minutat e fundit të kësaj ndeshje shumë dramatike.

Në fakt, më mirë e nisi takimin Rahoveci duke kapur një seri fillestare prej 5-0, por më pas Prishtina u këndell dhe në fund arriti ta mbyll çerekun e parë me epërsi, 22-29.

Në çerekun e dytë, Prishtina e rriti tempon e ndeshjes dhe falë lojës së mirë e mbylli pjesën e parë +9(45-54).

E në çerekun e tretë, Rahoveci u zgjua nga ”gjumi” duke e ngushtuar rezultatin në maksimum. Arriti që të realizoi 24 pikë dhe e ndali Prishtinën në vetëm 16 sosh, kjo bëri që çereku i tretë për Prishtinën të mbyllej me vetëm +1(69-70).

Krejt në fund, përkundës lojës së mirë të Rahovecit edhe në çerekun e fundit. Prishtina arriti ta kontrolloi takimin deri në fund, duke arritur fitore të madhe por shumë të mundimshme si mysafire e ”vreshtarëve”.

Për këtë fitore të kryeqytetasve sonte kontribuan, Dardan Berisha me plotë 42 pikë, 8 kërcime si dhe 6 asistime, si dhe Ahmed Bashir me double, double(24pk, 14 krc), si dhe Divine Myles me 10 pikë.

Tek Rahoveci u dalluan, Fred Richardson me 34 pikë, Deshon Minnis me 24 sosh, si dhe Arian Qollaku me 13 të tjera.

Pas kësaj fitore, Prishtina mbetet e pamposhtur në elitën e basketbollit kosovar, në vendin e 1-rë me 54 pikë. Përderisa, Rahoveci mbetet në pozitën e 3-të me 44 pikë.

Komentet janë të mbyllura.