EKSKLUZIVE: ME REKORD TË RI HANEY JR. DHE DARDAN BERISHA HYNË NË HISTORI, CILËT JANË REKORDMENËT TJERË…
AsistiOnline vazhdon të sjell të dhënat ekskluzive dhe xhevahirët e statistikave të basketbollit kosovar që askush tjetër nuk i ka. Steven Haney Jr. i Bashkimit me 23 pikë dhe Dardan Berisha i Z Mobile Prishtinës me 21 pikë të shënuara për një çerek, të mërkurën me 10 Prill 2019, kanë hyrë në Top 10 basketbollistët më efikas në histori të basketbollit kosovar që realizuan më së shumti pikë për një çerek. Kush janë të tjerët...
Prishtinë (AsistiOnline) – Me performansat e treguara të mërkurën mbrëma të 10 Prillit 2019, Steven Haney Jr. i Bashkimit dhe Dardan Berisha i Z Mobile Prishtinës kanë hyrë në listën e Top 10 lojtarëve më efikas në histori të basketbollit kosovar sa i përket numrit të pikëve të shënuara për një çerek.
Steven Haney Jr. për saktësisht 20 minuta lojë në përballje me AFK Borean (10 Prill 2019, Bashkimi – AFK Borea 181:63) , nga dhjetë minuta lojë në çerekun e parë dhe të tretë, shënoi dy rekorde pasi nga totali i 42 pikëve në këtë duel, në çerekun e tertë realizoi 23 nga 48 pikët e Bashkimit kurse në çerekun e parë kishte shënuar 19 nga 38 pikët e prizrenasve. Kështu, pavarësisht se luajti kundër juniuorëve të Boresë, statistikat janë statistika dhe si të tilla do të mbeten të shënuara në histori, sikurse edhe fitorja e Bashkimit me 118 pikë epërsi dhe numrin rekord të pikëve në një ndeshje të basketbollit kosovar, 244.
REKORDI I PIKËVE
Dueli Bashkimi – AFK Borea solli 244 pikë (181:63) duke thyer rekordin. AsistiOnline ju rikthen memorien në ndeshjen antologjike të zhvilluar me 12 Shkurt 2005, kur ndeshja Mabetex – Sigal Prishtina shkoi në tri vazhdime dhe Prishtina kishte triumfuar me rezultat 124:114 ndërsa në total ishin shënuar 238 pikë, rekord ky të cilin tash e mbanë ndeshja e 10 Prillit 2019.
Rekordin me 31 pikë për një çerek e mbanë Granit Rugova. Në fakt, 8 vjet më parë, saktësisht me 30 Mars 2011, në ndeshjen kundër Mitrovicës, ish basketbollisti i Prishtinës dhe tash Drejtori i Reprezentacioneve të Kosovës, kishte vendosur rekord të pikëve në një ndeshje me 110 pikë të shënuara ndërsa 31 prej tyre i kishte shënuar në një çerek.
Pas tij i dyti në listë është ish fundori i Trepçës, Gazmend Asllani i cili në duelin e 20 Dhjetorit 2008 të zhvilluar në Minatori, Trepça – Kastrioti (131:93), kishte shënuar atëbotë rekordin e pikëve në një ndeshje të basketbollit kosovar, 72 sosh, ndërsa në çerekun e tretë kishte realizuar 26 nga 34 pikët e skuadrës. Ndërkohë, ky rekord u thye nga Graniti.
Vendin e tretë ende pas 16 viteve e mbanë , ish aloja e Bashkimit Bledar Gjeqaj i cili me 25 maj 2003, në çerekun e katërt të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kosovës 2003, QMI Bashkimi – Dukagjini, pati shënuar 23 nga 25 pikët e Bashkimit duke i siguruar prizrenasve kalim në finale pasi e ndihmoi ekipin e tij që ta fitoi duelin me rezultat 91:84.
Por, ky rekord tashmë u barazua të mërkurën mbrëma (10 Prill 2019) nga Steven Haney Jr, po ashtu lojtar i krahut i Bashkimit që në çerekun e tretë të ndeshjes me Borean shënoi 23 nga 48 pikët e skuadrës. Natyrisht, shifrat e arritura ndaj një kundërshtari të parabartë dallojnë nga ato të realizuar ndaj Dukajginit në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës megjithatë, shifrat janë shifra dhe Haney është futur në Top 10-shin e atyre që realizuan më së shumti pikë gfjatë një çereku.
Në vazhdim, AsistiOnline ju sjell listën e Top 10 më të mirëve që kanë shënuar më së shumti pikë për një çerek.
1. Granit Rugova – Sigal Prishtina, 31 pikë (30 Mars 2011, Sigal Prishtina – Mitrovica, 110 pikë total)
2. Gazmend Asllani – Trepça, 26 pikë (20 Dhjetor 2008, Trepça – Kastrioti 131:93, 72 pikë total, në çerekun e tretë shënoi 26 nga 34 pikët e skuadrës)
3-4. Bledar Gjeqaj – QMI Bashkimi, 23 pikë (25 Maj 2003, Gjysmëfinalja e Kupës së Kosovës QMI Bashkimi – Dukagjini 91:84, shënoi 45 pikë total dhe në çerekun e katërt shënoi 23 nga 25 pikët vendimtare të skuadrës për ta dërguar në finale)
3-4. Steven Haney Jr. – Bashkimi, 23 pikë (10 Prill 2019, Bashkimi – AFK Borea 181:63, ka shënuar 42 pikë në total dhe në çerekun e tretë shënoi 23 nga 48 pikët e skuadrës)
5-6. Gazmend Asllani – Trepça, 21 pikë (20 Dhjetor 2008, Trepça – Kastrioti 131:93, ka shënuar në total 72 pikë dhe në çerekun e katërt shënoi 21 nga 42 pikët e skuadrës)
5-6. Dardan Berisha – Z Mobile Prishtina, 21 pikë (10 Prill 2019, Rahoveci – Z Mobile Prishtina 91:94, ka shënuar 42 pikë në total dhe në çerekun e dytë shënoi 21 nga 25 pikët e skuadrës)
7-8. Steven Haney Jr. – Bashkimi , 19 pikë (10 Prill 2019, Bashkimi – AFK Borea 181:63, shënoi gjithsejtë 42 pikë kurse në çerekun e parë shënoi 19 nga 38 pikët e ekipit)
7-8. Eliot Cole – Ponte Prizreni, 19 pikë (14 Tetor 2018, Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli 89:77, shënoi gjithsejtë 42 pikë kurse në çerekun e tretë shënoi 19 nga 37 pikët e ekipit, prej tyre 5 treshe)
9. William Derek Grim – QMI Bashkimi, 18 pikë (24 prill 2004, Trepça – Bashkimi 93:95. Ish alo-qendra e Sacramento Kings i cili realizoi 18 nga 35 pikët e Bashkimit).
Ishte kjo një prej ndeshjeve historike ndërmjet të rivalëve të vjetër ku prizrenasit triumfuan duke i dhënë fund serisë së suksesshme prej Trepçës e cila për 25 ndeshje rresht nuk kishte pësuar disfatë para publikut të vet në Palestrën Minatori, asokohe, në kalanë e pamposhtur për më shumë se dy vite. Ishte ajo periudhë e basketbollit kosovar kur kualiteti dhe rivaliteti i Superligës ishte i jashtëzakonshëm ndërsa përveç ish NBA lojtarit Derek Grimm luanin edhe Bledar Gjeqaj, plejmejkeri Vedran Bosniq tash selektori i suksesshëm i Suedisë, gjiganti Davor Pejqinoviq ish qendra e Euroleague-së dhe reprezentacionit të Kroacisë, Schin Kerr aloja atraktive e skuadrës italiane Varese (5 herë kampiones evropiane) të cilën e njohim nga dueli i sivjetmë me Prishtinën, e fluturuesi të cilin e kujtojmë me ngulitjet e paharrueshme që pas pensionimit nga basketbolli u bë aktor dhe producent në Hollywood.
Ndërsa, duhet rikujtuar se Bashkimi atë sezon udhëhiqej nga eksperti kroat Vlado Vanjak, ish trajneri i skuadrave të famshme kroate Cibona e Zara dhe ish selektori i Kroacisë. Nga ana tjetër, Trepça e kishte njërën ndër skuadrat më atraktive të gjitha kohëve me fluturuesin super-atraktiv Hasheem Simonsin, fundorin kroat të Euroleagues Igor Milliqiqin, kullat binjake Fikret Hanxhiq dhe Nexhad Spahiq, Marko Zhorzhin dhe natyrisht vendorët si Artan Mehmeti, Besim Braha dhe tjerët.
10. Samir Shaptahoviqi – Sigal Prishtina, 18 pikë (12 Shkurt 2005, ndeshja antologjike e cila shkoi në tri vazhdime Mabetex – Sigal Prishtina 114:124, Samiri kishte shënuar në total 58 pikë dhe në çerekun e tretë 18 nga 27 pikët e skuadrës)
Komentet janë të mbyllura.