Basketboll

MBYLLET NJË XHIRO MJAFTË E FRYTSHME NË SUPERLIGË

Prishtinë (AsistiOnline) – Natën e djeshme ka përfunduar edhe xhiro e 27-të në Superligën e basketbollit kosovar.

Të mërkurën u zhvilluan dy takime, Z Mobile Prishtina arriti fitore me vështirësi të mëdha, në udhëtim tek Rahoveci(91-94). Përderisa, Bashkimi mposhti lehtësisht dhe thellë, juniorët e Boreas(181-63).

Ndërsa, të enjtën poashtu u luajtën dy duele. Trepça shënoi fitore në udhëtim tek Ponte Prizreni(79-97), në ndeshjen që u cilësua si ndër dy derbit kryesorë të xhiros. Përderisa, Golden Eagle Ylli demoloi tërësisht Lipjanin(134-81).

Pas xhiros së parafundit të stinorit të rregullt, renditjes tabelare të Superligës i prinë, Z Mobile Prishtina me 54 pikë. E ndjekur nga Golden Eagle Ylli, Rahoveci dhe Bashkimi etj.

Komentet janë të mbyllura.