PRISHTINA E PANDALSHME, MBYLL STINORIN PA HUMBJE
Prishtinë (AsistiOnline) – Prishtina ashtu siç e ka nisur me fitore edhe e mbylli stinorin në elitën e basketbollit kosovar.
Ekipi kryeqytetas i drejtuar nga Damir Mulaomerovic ka shënuar fitore të lehtë dhe të thellë(106-71), sonte ndaj Ponte Prizrenit, përderisa mbeti i pamposhtur në stinorin e sivjetmë në Superligë.
Vetëm në çerekun e parë, mund të thuhet se Ponte Prizreni ishte rival i barabartë me prishtinasit(21-18). Përderisa në çerekun e dytë, kryeqytetasit u ndezën duke bërë që pjesa e parë të mbyllet thellë(50-37).
Në çerekun e tretë, Prishtina nuk u ndal së shënuari. Ndërsa Ponte Prizreni vazhdonte me lojën e dobët(87-53). Dhe krejtë në fund, Prishtina me meritë arriti fitore të lehtë dhe të thellë ndaj prizrenasve të Arbnor Rifatit(106-71).
Për këtë fitore të prishtinasve sonte kontribuesit kryesorë ishin, Fisnik Rugova me 20 pikë, Meriton Ismaili me 19 pikë, Divine Myles me 18 pikë, Rodney Bullock me 17 pikë, si dhe Mikaile Tmusic me 12 pikë.
Tek Ponte Prizreni me lojë të mirë u dalluan, Malcolm Canada me 17 pikë, si dhe Blendi Matoshi me 13 pikë.
Pas kësaj fitore, Prishtina e mbyll stinorin e rregullt me pikë maksimale nga 28 ndeshje, 28 fitore dhe gjithsejt 56 pikë, duke hyrë në ”Play Off” me përparësi të terenit vendas.
Ndërsa, Ponte Prizreni këtë sezon e mbyll me 12 fitore dhe 15 humbje me gjithsejt 40 pikë. Dhe në ”Play Off” futet nga pozita e 6-të.
Komentet janë të mbyllura.