5-SHJA E XHIROS 28
JUNIKU, ISMAILI, HAJRIZI, RUGOVA DHE ËASHINGTON
JUNIKU, ISMAILI, HAJRIZI, RUGOVA DHE ËASHINGTON
1.Kte javë në pozitën e plejmejkerit më i miri ishte Fisnik Juniku, plejmejkeri i Rahoveci i cili për pak nuk shënoi triple double kundër ish skuadrës për të cilën luajti në vjesht, Lipjanit. Atij i munguan nga 2 kërcime dhe asistime dhe duelin e përmbyill me 14 pikë, 8 kërcime dhe 8 asistime.
- Fundori më i mirë i këtë javë pa asnjë dyshim ishte Meriton Ismaili i ri, djaloshi i artë prishtinas i cili kundër Ponte Prizrenit shkëlqeu me 19 pikë, 6 kërcime duke vjedhur 2 topa dhe asistuar po aq ndërsa ajo që duhet potencuar patjetër është efikasiteti i tij gati perfekt për tri pikë, pasi shënoi 4 treshe nga 5 tentime. Edhe për dy pikë ishte mbi mesatare dhe qëlloi 3 herë nga 5 tentime ndërsa nga penalet nuk e huqi asnjë gjuajtje të lirë.
- Në pozitën e alos këtë javë kemi Fisnik Rugovën, viganin prishtinas i cili ishte i pandalshëm në duel me Ponten duke shënuar 20 pikë e 3 kërcime por ajo me çka fascinoi ishte efikasiteti për tri pikë. Trajneri Mullomeroviq i dha detyrë të tërhiqet jashtë vijës së treshes dhe në një moment, deri në minutën 28, nga 6 tentime ai ishte perfekt duke qëlluar të gjitha 6 treshet. Po të mos huqte në minutën e fundit të çerekut të tretë dhe dy herë në minutën e fundit të atij të katërt, Fisi do do të kishte efikasitet të 100%
- Edhe pse alo, në Drilon Hajrizi i Bashkimit, në përballje me Trepçën, skuadrën ku u rrit dhe zhvillua, luajti në pozitën e alo-qendrës dhe shënoi double double fenomenal prej 20 pikëve e 14 kërcimeve ndërsa shtoi edhe 6 asistime. Elementi që patjetër duhet theksuar ishte se Driloni në këtë taki u ndal hiq më pak se 12 herë në mënyrë të palejuar nga ish-bashkëlojtarët e dikurshëm dhe pati efikasitet perfekt nga gjuajtjet e lira, pasi qëlloi të gjitha 10 tentimet.
- Dhe 5-shen e kësaj jave e përmbyllim në pozitën e qendrës me gjigantin e Rahovecit , Endrju Uashington i cili po ashtu pati një double double fantastik prej 17 pikëve dhe 14 kërcimeve kurse shpërndau edhe 5 bllokada që është rekord i këtij stinori në superligë për banane të shkepura në një ndeshje.
Komentet janë të mbyllura.