Pasi siguroi gjysmë finalen, Golden Eagle Ylli shumë i relaksuar u përballë me Borean në javën e fundit të pjesës së rregullt të kampionatit dhe e mposhti lehtësisht me 71 pikë dallim, 143-72.
Nga të gjithë basketbollistët që u shënuan në listën e realizatorëve, më së shumti u vecua Romelo Banks me double-double prej 23 pikëve e 10 kërcimeve kurse nga 19 pikë shtuan Leonard Mekaj e Ardit Pepaj , kurse Mekaj bëri edhe 11 asistime për të arritur dyshifrore të dyfishtë.
Në anën tjetër nga djelmoshat e ri të Borea-s më së shumti u dallua Ilir Shala që shënoi 19 pikë dhe bëri tetë kërcime.
Pikë dyshifrore te pejanët arritën edhe Rabushaj 13, Sylqa 12 dhe Laja 11 sosh .
Fakt interesant në këtë sfidë ishte fakti që nga 21 basketbollistët që u paraqitën në të dyja anët, që të gjithë realizuan të paktën dy pikë.
Sa i përket ndeshjes, me pikë të shpejta Ylli e filloi shkëputjen që në 10 minutshin e parë dhe krijoi epërsi 28 pikëshe, 38-10.
Çereku pasues ishte më efikas për vendasit pasi shënuan 27 pikë ndërsa pranuan 33 me çka dallimi në pikë i Yllit, pas pjesës së parë u ngrit në 34 (37:71).
Ndërkohë, pjesa e dytë u zhvillua vetëm sa për statistika pasi në çerekun e tretë mysafirët ngritën epërsin deri në 58 pikë kurse në fund ajo shkoi në plus 71.
Në këtë mënyrë Ylli e siguroi fitoren e 19-të kampionate dhe tash si gjysmëfinalist i qetë e pret fituesin e çiftit çerekfinale në të cilin do të ndeshen skuadrat 4 dhe 5.
Sa i përket Boreas, ajo përjetoj edhe humbjen e 24-të dhe përmbylli aventurën në Superligë, në një stinor për tu harruar për pejanët.
Komentet janë të mbyllura.