Beteja finale për inkuadrim në Superligë filloi të shtunën dhe Feronikeli e bëri një hap drejt këtij qëllimi pasi fitoi ndeshjen e parë finale të Ligës së Parë ndaj Vëllaznimit me rezultat 97:56.
Më i dalluari në këtë fitore të Niklit ishte Arti Hajdari me double double fenomenal prej 38 pikëve e 11 asistimeve, ndërsa duhet theksuar se shënoi 5 treshe.
Pejani tjetër që mbron ngjyrat e Feronikelit, Beq Kovaçi përpak nuk realizoi double double dhe ndeshjen e përmbylli me 17 pikë e 9 kërcime.
Pikë identike në këtë duel realizuan Desmond Gettis dhe Mustaf Merovici, nga 14 sosh secili por kapiteni Merovci shtoi edhe 10 kërcime dhe këhstu u bë i dyti tek fituesit me dyshifror të dyfishtë
Nga ana tjetër tek Vellaznimi vetëm lojtarë realizuan pikë dyshifrore, Edmond Kryeziu 15 dhe Atik Koshi 12 por Atiku shtoi edhe 6 kërcime e 7 asistime.
Dueli në çerekun e parë ishte i niveluar dhe vendasit patën vetëm 1 pikë epërsi pas 10 minutave të para , 19 me 18.
Ndërkohë, përcaktues për fituesin në këtë duel ishin çerekët 2 dhe 3 gjatë të cilëve Feronikeli i udhëheuqr nga Arti Hajdari dhe Beq Kovaqi, të ndihmuar edhe nga Gettis krijuan avantazh të paritshëm për mysafirët.
çereku i dytë përfundoi me rezultat 27:7 dhe i treti 27:11 apo në total në 54:18 .
Kështu Feronikeli e filoi me fitore serinë finale të Play Offit të LIgës së Parë dhe është një hap larg inkuadrimit në Superligë, që do të ishte sukses i jashtëzakonshëm për ekipi e themeluiar vetëm një vit më herët dhe i cili tashmë ka fituar një trofe: Kupën e Ligës së Parë.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të mërkuren nga ora 19:00 në “Shani Nushi”, në Gjakovë.
Komentet janë të mbyllura.