Golden Eagle Ylli – Lipjani (134 : 81)
Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitore rutinore në përballje ndaj Lipjanit , te cilën e mposhti me 53 pike dallim apo rezultat final 134 me 81.
Te Ylli 5 basketbollist arriten pike dyshifrore ndërsa më efikasi ishte kapiteni Egzon Kuqi qe realizoi 29 pike ndërsa prej tyre 21 erdhën përtej vijës për 3 pikë. Në fakt, duhet theksuar qe Kuqi kishte saktesi te qind per qind pasi realizoi 7 treshe nga po aq tentime.
Me këtë saktësi, Kuqi barazoi rekordin e efikasitetit të dytë më të mirë të gjitha kohëve në basketbollin kosovar të cilin e mbante Marko Zhorzh ish-fundori i Trepçës kurse më i miri i gjitha kohëve edhe më tej mbetet ish fundori i Mabetexit, Vlladimir Anzulloviq me 8 treshe nga po aq tentime.
Koshashënuesi i dytë më i mirë në këtë duel ishte Alban Veseli me 21 pikë dhe po ashtu disponim të lartë për bombardime nga distanca për tri pikë. Albani shënoi 5 treshe nga 8 tentime.
Terrel Everet sonte ishte në mesin e më të mirëve me 15 pikë ndërsa, me double double prej 14 pikëve e 13 kërcimeve gjiganti Romelo Banks ishte i vetmi në kte duel me shifra speciale.
Pesëshen e lojtarëve që realizuan pikë dyshifrore e përmbylli amerikani tjetër Garius Holloman i cili luajti me 14 pikë ndërsa shtoi edhe 6 kërcime .
Ai që përpak nuk realizoi dyshifrorin e dyfishtë ishte Leonard Mekaj. Atij i mungoi vetëm 1 pike ndërsa ishte i jashtëzakonshëm dhe shumë i disponuar për të asistuar tek shokët e ekipit dhe këtë e bëri 15 herë.
Nga ana tjetër më efikasi ishte Michael Mitchel me 23 pike e 6 kërcime kurse fluturuesit gjilanas që po luan në Lipjan, Arian Mehmetit i munguan 2 kërcime për double double dhe ndeshjen e përmbylli me 18 pike, 8 kërcime, 4 asistime e 3 topa te vjedhur.
dyshja tjetër Qendrim Demi e Musab Mala shtoi 15 , përkatësisht 13 pike , për ta kompletuar 4shen e skuadrës me dyshifror te pikëve .
Sa i përket ndeshjes, nga fillimi deri në fund ajo u kontrollua nga skuadra vendase ndërsa treshet e Kuqit dhe Veselit ishin faktor qe Ylli qysh ne çerekun e pare e beri shkëputjen ne rezultat. Pas 10 minutave të para 36 me 21.
Epërsia e Golden Eagle Yllit në çerekun e dytë vazhdoi të shtohej edhe më shumë duke i falënderuar bombardimeve nga distanca por edhe lojës së mirë dhe pikëve atraktive të Garrius Hollomanit ndërsa tejet të disponuar ishin edhe Ardit Pepaj dhe qendra Osby. Kjo bëri që pas 20 minutave lojë Ylli te ketë epërsi prej 25 pikëve, 64 me 39
Ndërkohë, me tu kthyer në parket pas pushimit Golden Eagle Ylli dëshmoi pse është skuadra e dytë në tabelë dhe gjatë çerekut të tretë shpërtheu duke realizuar 39 pikë, duke kaluar shifrat e 100 pikëve qysh në çerekun e tretë dhe krejt në fund të 30 minutave, semafori tregonte 103 me 60 për vendas.
Kjo bëri që çereku i katërt të jetë formalitet dhe Arben Krasniqi shfrytëzoi këtë pjesë të lojës për të inkuadruar dhe sprovuar basketbollistët e rinj ndërsa fitorja as që u vë në pyetje, përkundrazi ajo u shtua dhe në fund arriti plusin prej 53 pikëve , sikurse thamë në fillim : 134 me 81
Kësi soji , suharekasit arritën fitoren e 19-të sivjet kurse Lipjani tashmë është betonuar në vendin e 7-të dhe të parafundit që i garanton pjesëmarrje në Play Out dhe betejën për të mbijetuar në Superligë pas ndeshjes me humbësin e finales së Play Offit të LIgës së parë, Fernoikelin apo Vëllaznimin.
Komentet janë të mbyllura.