Basketboll

PONTE PRIZRENI – TREPÇA 79:97

SUPERLIGA – XHIRO 27

Ponte Prizreni ka pësuar edhe disfatën e katërt me radhë në kampionat pasi të enjten mbrëma, si nikoqir në “Sezai Surroi” u mposht nga Trepça me rezultat 79:97.

Përfitoren e dytë në dy ndeshjet e fundit të Trepçës, katër lojtar realizuan pikë dyshifrore .

Edhe një herë më radh lider i “Minatorëve” ishte Samir Zekiqi kte herë me 30 pikë kurse shfaqje të mirë pati edhe fundori, ImerTahiri me 17 pikë, 8 kërcime e 6 asistime.

Plejmejkeri Aron Anderson po ashtu pati lojë të shkëlyer dhe përveç 14 pikëve shtoi edhe 8 kërcime e 7 asistime. Paavarësisht nga lëndimi prej të cilit po vuna me muaj BesnikAzemi nuk po e lë vetëm skuadrën e tij dhe në këtë ndeshje shënoi 11 pikë e 4 kërcime.

Atij të cilit i munguan 2 pikë për double double ishte Zach Reynolds i cili luajti me 8 pikë ndërsa ishte tjeete dominues nën kosha dhe mblodhi 11 topa.

Nga ana tjetër te Ponte Prizreni më i miri në parket ishte Blend Matoshi me 15  pikë prej tyre 4 treshe nga 8 tentime  ndërsa shtoi edhe 4 kërcime.

Lojtari i dytë më efikas për vendas ishte Mendrit Ademi që kishte efikasitet maksimal për tri pikë dhe nga 4 tentime qëlloi të gjitha treshet kurse nga dy tentime për dy pikë qëlloi një herë dhe duelin e përmbylli me total prej 14 pikëvee por efikasitet të jashtëzakonshëm nga loja.

Pikë dyshifrore për Ponte Prizrenin realizuan edhe Scott, Grosha dhe Canada.

Brendon Scott ndeshjen e përfundoi me 13 pikë, Grosha shtoi 12 të tjera, kurse Canada 10 sosh, por pati edhe 5 asistime.

Sa i përket rrjedhës së lojës, Ponte Prizreni e nisi shkëlqyeshëm çerekun e parë me seri prej 9-0 me ndërsa Trepça pikët e para në duel i shënoi pas 3 minutave lojë përmes Samir Zekiqit.

Ndërkohë Ponte ndërmori një tjetër seri prej 10 me 5 dhe pas 5 minutave lojë ngriti epërsin në 19 me 7.

Kur mendohej se Ponte do të shkëputet në rezultat Trepça u përgjigj me seri fantastike prej 13me2 dhe në fund të çerekut të parë e ngushtoi në maksimum epërsinë e “bardh e zinjve prizrenas”  21 me 20.

Në çerekun e dytë loja ishte tërësisht e barabartë. Të dyja skuadrat shënuan nga 20 pikë  ku te dyja skuadrat shënuan nga 20 pikë secila.Trepca e barazoi rezultatin për herë të parë në këtë ndeshje përmes Samir Zekiqit në minutën e 11-të por i jashtëzakonshmi Mendrit Ademi me këtë treshe e rikthen epërinë e Pontes në 24:21. Në kte përgjigjet Anderson po ashtu me treshe dhe e barazoi rezultatin në 24:24. Në kte ritëm vazhdoi i tërë çereku i dytë dhe në fund, pas 20 minutave lojë semafori tregonte Ponte Prizreni 41, Trepça 40.

Në çerekun e tretë, Trepça ishte skuadër më e mirë më e mirë në parket dhe e përmbylli me 6 pikë më shumë të shënuara 24 me 18.

Në fakt, Ponte Prizreni e pati epërsin deri në minutën 25 kur Besnik Azemi me këtë dypikësh barazoi rezultatin në 50 me 50 dhe më pas rezultati u barazua edhe një herë, 2 minuta e 10 sekonda para fundit të çerekut të tretë kur Scott shënoi për 57 me 57.

Nga ky çast , Trepça ndërmori seri prej 7 me 2 për ta përfunduar 10-minutëshin e tretë me  +5 pikë, 59 me64 dhe asnjëherë deri në fund të lojës më nuk e lëshoi avantazhin.

Në çerekun e fundit Trepça dominoi absolutisht kurse 2 minuta e 18 sekonda pa përfunduar dueli Anderson me këtë trepikësh krijoi epërsinë më të lartë të Trepçës në këtë ndeshje, prej 21 pikëve, 72:93.

Deri në fund Ponte realizoi 6 pikë dhe Trepça 4 për ta përmbyllur duelin me rezultat 79:97.

Pas kësaj fitoreje, Trepça dhe Ponte Prizreni kanë bilanc identik prej 12 fitoreve dhe 15 disfatave ndërsa Ponten e pret dueli me Prishtinën kurse Trepça në shtëpi, të dielën e pret Bashkimin.

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.