Basketboll

Rahoveci – Z Mobile Prishtina  91-94 (Video)

SUPERLIGA KOSOVES BASKETBOLL

Z Mobile Prishtina e ka ruajtur bilancin e qindtë për qindtë në Superligë, pasi si mysafire e mposhti Rahovecin me rezultat 94-91.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Mizair Isma” kishte finish dramatik me Rahovecin që i`u afrua shumë fitores ndaj skuadrës që nuk njeh për disfatë në këtë kampionat.

U desh një super Dardan Berisha për ta shpëtuar Prishtinën nga humbja.
Dardani pati ndeshjen më të mire të kampionatit pasi takimin e mbylli me plotë 42 pikë, 8 kërcime, 6 asistime dhe pati 2 bllokada ndërsa ndaj tij u shkaktuan hiq më pak se 9 faulla duke i mundësuar që në vijën e gjuajtjeve të lira të pozicionet 16 herë prej nga pati saktësi impresionues dhe qëlloi 15 sosh apo një përqindje prej 93%.

Dhe jo vetëm efikasitetin nga gjuajtjet e lira por Dardani edhe nga loja për dy dhe tri pikë ishte i hatashëm. Në kte duel, ai qëlloi 6 dypikësha nga 7 tentime dhe nga 11 herë sa tentoi për treshe , realizoi 5 trepikësha. Thjeshtë thënë, Dardani ishte makinë në vete në këtë duel dhe dëshmoi pse është më i miri në Kosovë

Përveç Berishes te mysafirët u shquan edhe amerikanët Ahmed Bashir (nr.3, Prishtina) me dyshifrorë të dyfishtë prej 24 pikëve e 14 kërcimeve dhe plejmejkeri Divine Myles (nr.2, Prishtina) që luajti me 10 pikë, 4 kërcime, 5 asistime dhe 4 topa të vjedhur. Sidimos e rëndësishme ishte gjuajtja e lirë në çastet vendimtare.

Në anën tjetër Rahovecit nuk i mjaftuan 34 pikët e Fredrik Richardson (nr.5, ngjyre e bardhe) për ta shmangur humbjen e amerikani për një kërcim nuk arriti double-double pasi mbeti me nëntë.

Po nëntë topa i mblodhi edhe Dishon Minnis (nr,10, Rahoveci) dhe shtoi 24 pikë, por edhe ky për pak s`e arriti dyshifrorin e dyfishtë.

Përformancë konstante pati edhe Arjan Qollaku (nr,7, Rahoveci) i cili shtoi 13 pikë e 5 kërcime ndërsa pikë dyshifrore realizoi edhe James Stanback , gjithsejt 10 sosh, prej tyre dy treshe

Sfida në Rahovec nisi me një seri 5-0 të vendasve pas shënimeve të Richardsonit dhe fal mbrojtjes tejet të fortë në dy minutat e para. Megjithatë, prishtinasit shumë shpejtë gjetën çelësin për këtë mbrojtje dhe u përgjigjen me seri prej 12-0 të cilën e nisi Divine Myles, për t’ju bashkuar Bashir me treshe dhe një tjetër e realizoi vet Myles, kurse e përmbylli Meriton Ismajli i ri me dy depërtime të njëpasnjëshme për tu shkëputur me shtatë pikë (5:12).

I vetmi që po shënonte te vendasit në këtë çerek ishte Richardson i cili për më shumë se gjashtë minuta shënoi 8 pikët e vetme për vendësit duke u ndihmuar shumë pak nga bashkëlojtarët e tij. I pari që realizoi pikë përveç Fredit ishte Minnis nga gjuajtjet e lira. Me aktivizimin e Dardan Berishës në 90 sekondat e fundit të çerekut të parë dhe shënimin e 5 pikëve rresht nga ai ,  si dhe kësaj dysheje të Meritonit, ndërsa kishin mbetur edhe 14 sekonda deri në fund, prishtinasit ngritën plusin në 10 por ishte James Stanback ai i cili me sinjal lansoi dhe qëlloi treshen për të zbutur disavantazhin në shtatë pikë, 22-29.

Duhet theksuar se Richardson në këtë pjesë të lojës realizoi 13 nga 22 pikët e skuadrës vendase.

Ai i cili e përmbylli çerekun e parë me treshe e hapi me një tjetër edhe atë të dytin. Pas shënimit të Stenbekut dhe depërtimit të Junikut, Rahoveci bëri sërish një mini seri prej 5 me 0 dhe e afroi rezultatin në 27:29.

Por, kjo nuk i pëlqeu aspak Dardan Berishës i cili doli në skenë dhe eksplodoi në çerekun e dytë duke shënuar 21 nga 25 pikët e ekipit të tij, prej tyre 3 treshe nga 4 tentime , qëlloi të dy tentimet për dy pikë dhe të gjitha 6 gjuajtjet e lira pa e huqur asnjë.

Përformanca e mirë e 11tshin prishtinas bëri të skuadra e tij të krijoi epërsi prej 13 pikëve 50-37 kurse përgjigja nga ana tjetër vinte nga Fred Richardson i cili vazhdoi të shënonte për Rahovecin dhe nuk lejonte që mysafirët të shkëputeshin më shumë në epërsi.

Fundi pjesës së parë e gjeti Prishtinën me epërsi nëntë pikëshe, 54-45 ndërsa Dardan Berisha pjesën e parë e mbylli me 26 pikë duke qenë lojtari më i mirë në parket.

Megjithatë, rahovecianët nuk i frikësoi përformanca e mirë e Dardanit dhe në pjesën e dytë ata mblodhën vetën duke i sjellë probleme të mëdha prishtinasve.

Ata shkrinë epërsinë 11 pikëshe të Prishtinës dhe përmes treshes Richardson-Minnis e Qollaku e dominuan absolutisht këtë pjesë të lojës duke e përmbyll në favor të vetin me 24-16 dhe pas 30 minutave lojë, epërsin e prishtinasve e zvogëluan maksimalisht, në vetëm minus një pikë, 69-70.

Rezultati i ngushtë bëri që 10 minutshi final të jetë tejet dramatik.

Pas trepikëshit të Richardsonit, 6 minuta e 50 sekonda pa përfunduar dueli, rezultati u barazua në 76-76 por në dy minutat e ardhshme prishtinasit me 7 pikët e Bashhirit dhe pas kësaj treshjeje të Dardan berishës realizuan seri prej 10 me 3 për t’u shkëputur në rezultat prej 79:86.

Por dyshja Richardson-Minnis nuk e kishte as ndërmend të dorëzohej. Fred e nisi edhe një seri të re të rahovecionëve me këtë treshe kurse Minnis e përmbylli me këtë gjuajtje të lirë për ta ngushtuar sërish rezultatin në minimum.

1 minutë e 40 sekonda para fundit rezultati ishte 89 me 90.

Pasoi depërtimi i Berishës për 89-92 dhe nga ana tjetër pasi u falua, Richardson realizoi të dy gjuajtjet elira për 91 me 92.

Ndërkohë, 17 sekonda pa përtfunduar dueli, vendasit e fauluan Dardanin i cili shënoi gjuajtjen e parë të lirë ndërsa të dytën e huqi, që ishte huqja e tij parë dhe e vetme në kte duel nga penalet. Rezultati në semafor tregonte 91:93 dhe Rahoveci kishte sulmin e fundit dhe mundësin që të barazonte apo edhe kalonte në epërsi minimale.

Por, një nguti e Minnisit bëri që vendasit ta humbasin topin dhe i njëjti shkaktoi personale ndaj Mylesit i cili shënoi njërën nga gjuajtjet e lira por epërsia tre pikëshe e Prishtinës nuk u cenua në sekondat e mbetura dhe lideri u kthye në kryeqytet me fitore duke mbetur skuadër e pamposhtur edhe pas 27 xhirove dhe është në prag që të thyej rekordin si skuadra e vetme e cila në histori të basketbollit kosovar, pjesën e rregullt të kampionatit e përfundoi pa humbje.

Nga ana tjetër, për Rahovecin ishte kjo disfata e 10-të sivjet por e cila nuk ndryshoin asgjë pasi tashmë rahovecianët e kanë përmbyll pjesë  e rregullt në pozitën e tretë dhe do ta kenë përparësin e fushës vendase në çerekfinalen e Play Offit ku presin Trepçën apo Ponte Prizrenin.

Komentet janë të mbyllura.