EFESI DOMINUES NDAJ BARÇËS, RRËMBEN AVANTAZHIN E PLAY OFF-IT
Prishtinë (AsistiOnline) – Anadolu Efesi e ka nisur me fitore ndaj Barcelonës, ”Play Off”-in e Euroligës natën e sontme.
Ekipi që sivjet po drejtohet nga turku Ergin Ataman, ka mposhtur në ndeshjen e parë të ”Play Off”-it në Stamboll ekipin katalunas të Barcelonës 75-68.
Qysh në fillim ndeshja nisi më mirë për ekipin turk, duke u mbyllur çereku i parë i ndeshjes +11(26-15). Ndërsa, Barcelona u këndell deri diku gjatë çerekut të dytë, kur shënoi 21 pikë e pranoi vetëm 14 sosh. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 40-36, në të mirë të turqve.
Në pjesën e dytë, Efesi përsëri arriti ta kap avantazhin e ndeshjes, duke e mbyllur këtë pjesë lojë 58-49. Përderisa në çerekun e katërt, Barça arriti të afrohej deri në -5, por Efesi nuk gaboi dhe deri në fund e kontrolloi lojën për fitore 75-68.
Për këtë fitore të ekipit turk sonte kontribuan, serbi Vasilije Micic me 21 pikë, Adrien Moerman e Shane Larkin me nga 12 pikë, si dhe Bryant Dunston me 11 pikë.
Tek Barcelona nuk mjaftuan për fitore, 14 pikët e Ante Tomicit, por as nga 12 pikët e Thomas Heurtell e Kevin Pangos.
Pas kësaj fitore, Efesi merr avantazhin e ”Play Off”-it ndaj Barcelonës 1-0.
Komentet janë të mbyllura.