BARAZOHET SERIA, VËLLAZNIMI ME FITORE TË MADHE NDAJ NIKLIT
Prishtinë (AsistiOnline) – Vëllaznimi i Gjakovës e ka barazuar serinë finale të Ligës së parë, duke arritur fitore ndaj Feronikelit në ‘’Shani Nushi’’ të Gjakovës.
Gjakovarët sonte qysh në fillim treguan, se nuk do e lëshojnë këtë fitore nga duart. Në çerekun e parë, gjakovarët krijuan epërsi 10 pikëshe(27-17). Ndërsa epërsinë e mbajtën edhe në çerekun e dytë, por më ngushtë. Për tu mbyllur pjesa e parë 42-36.
Në pjesën e dytë, Nikli arriti të këndellet duke zvogluar epërsinë e vendasve në vetëm -1(50-51). Por, lojtarët gjakovarë në çerekun e fundit, ishin të vëmendshëm dhe nuk gabuan duke fituar, 73-65.
Për këtë fitore të Vëllaznimit që ka peshë të madhe, sonte kontribuesit kryesorë ishin: Edmond Kryeziu që realizoi double, double fenomenal(22pk, 13krc), si dhe djaloshi i ri astronomik dhe shumë stabil, Atik Koshi që realizoi, plotë 20 pikë, 5 kërcime e 5 asistime. Por lojë të mirë, tregoi edhe Ardit Memqaj me double, double(13pk, 11krc).
Tek Nikli nuk mjaftuan për fitore, nga 16 pikët e Beqë Kovaqit e Desmond Gattisit, por as 15 të Muhamedali Janjevës e 13 të Arti Hajdarit.
Ndeshja e fundit dhe finale zhvillohet në vikend në Drenas.
Komentet janë të mbyllura.