Basketboll

KY ËSHTË LAJMI I FUNDIT PËR LËNDIMIN E KAPITENIT TË RAHOVECIT  

Ndeshjet çerekfinale të Play Off-it në Superligën e basketbollit kosovar tashmë kanë nisur dhe Rahoveci ka pësuar disfatën e parë, pasi dje u mposht nga Ponte Prizreni.

Pjesën më të rëndësishme të kampionatit Rahoveci është duke e zhvilluar pa kapitenin Rron Grapci, i cili është lënduar në ndeshjen e para disa javëve ndaj Golden Eagle Yllit në “Mizahir Isma”.

Sipas burimeve të afërta me KB Rahoveci të ASISTIONLINE.COM, pas analizave dhe skanimeve ka konstatuar se Rron Grapci duhet t’i nënshtrohet një nderhyrje kirurgjikale për ta evituar lëndimin në këmbë./ASISTIONLINE.COM.

Komentet janë të mbyllura.