Basketboll

SONTE FINALJA E DYTË E LIGËS SË PARË

Prishtinë (AsistiOnline) – Sonte luhet ndeshja e dytë finale e Ligës së parë, ku edhe mund të vendoset kampioni i kësaj gare.

Vëllaznimi që ka disavantazhin e serisë 0-1, me fitore të sontme eventuale, barazon serinë në 1-1 dhe ndeshja finale bartet në Drenas.

Përderisa, Feronikeli me fitore eventuale shpallet kampion i Ligës së parë dhe inkuadrohet direkt në Superligën e basketbollit kosovar.

Ndeshja e sontme nis në ora 19:00, ndërsa transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vend, Art Motion. E cila po bën revolucion në basketbollin kosovar.

Komentet janë të mbyllura.