Basketboll

BASHKIMI ME EPËRSI, UDHËTON TE TREPÇA QË KËRKON RIKTHIMIN

Prishtinë (AsistiOnline) – Trepça e Mitrovicës sonte e pret në ‘’Minatori’’ Bashkimin e Prizrenit, ndeshje kjo e vlefshme për ‘’Play Off’’in e Superligës.

Nga takimi i parë, Bashkimi i udhëhequr nga tekniku kroat Jerenimo Sarin, ka epërsinë e fitoreve 1-0, ndërsa me fitore të sontme synon që të kualifikohet në gjysmëfinale të garës.

Në anën tjetër, Trepça synon që me fitore përballë shikuesve të vetë ta barazojë serinë e ndeshjeve në 1-1. Dhe ndeshjen finale ta shtyejë për në Prizren, për ta vendosur gjysmëfinalistin.

Ndeshja nis në ora 19:00. Përderisa, transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vend, Art Motion. E cila po bën revolucion në basketbollin kosovar.

Komentet janë të mbyllura.