Basketboll

KAMPIONI SHËNON FITORE TË MADHE NË MITROVICË, KUALIFIKOHET NË GJYSMËFINALE

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra prizrenase e Bashkimit ka arritur fitore të madhe(86-88) sonte në Mitrovicë ndaj Trepçës dhe ka kaluar në gjysmëfinale të ”Play Off”-it të Superligës.

Ekipi i drejtuar nga kroati Jerenimo Sarin, ka mposhtur para pak çastesh në Palestrën ”Minatori” vendas Trepçën, duke kaluar në gjysmëfinale të ”Play Off”-it aty ku e pret Z Mobile Prishtina.

Në fakt ishin vendasit e Trepçës ata që e kishin epërsinë në pjesën më të madhe të lojës. Fillimisht e mbyllën çerekun e parë +11(29-20). E dominimin mitrovicasit e vazhduan edhe në çerekun e dytë, kur e mbyllën këtë pjesë lojë 49-40.

Në çerekun e tretë, vazhdoi epërsia konstante e Trepçës, kësaj radhe mitrovicasit e mbyllën këtë periodë 70-62. Përderisa, rikthimi i Bashkimit dhe fitorja e madhe erdhi në çerekun e katërt, kur Bashkimi shënoi 26 pikë e pranoi vetëm 16 sosh, duke e mbyllur ndeshjen me fitore të madhe në Mitrovicë.

Më të merituarit për këtë fitore të madhe të Bashkimit sonte ishin, Jordan Capps me 29 pikë, Drilon Hajrizi me 28 pikë, si dhe Lamar Wofford me 11 sosh.

Pas kësaj fitore, Bashkimi kualifikohet në gjysmëfinale atje ku e pret Golden Eagle Ylli.

Komentet janë të mbyllura.