RIDLEY SOT NË PIKËPYETJE
Prishtinë (AsistiOnline) – Qendra amerikane e Vëllaznimit, Taaj Ridley ende është në dyshim për ndeshjen ndaj Niklit sonte.
Vëllaznimi sonte me fillim nga ora 19:00, përballet me Niklin në ndeshjen që vendos se cili ekip kalon direkt në Superligë.
Ndërsa kryetrajneri i gjakovarëve, Shkumbin Kumnova ende nuk e di nëse do të mund të llogaris në njërin prej lojtarëve kyq të ekipit.
Ridley u lëndua në ndeshjet gjysmëfinale ndaj Don Boskos, ekip të cilin Vëllaznimi e eleminoi në seri 2-0.
Komentet janë të mbyllura.