SOT MËSOHET EMRI I EKIPIT TË RI TË SUPERLIGËS
Prishtinë (AsistiOnline) – Sonte luhet ndeshja e tretë finale dhe kryesore e serisë së ‘’Play Off’’-it të Ligës së parë.
Në Drenas, ekipi vendas i kësaj përballje Feronikeli pret mysafirët e Vëllaznimit nga Gjakova. Përballje kjo që vendos se kush inkuadrohet direkt në Superligën e basketbollit kosovar për stinorin e ardhshëm.
Të dyja ekipet, janë të motivuara maksimalisht sonte. Andaj, fituesi do të jetë vështirë të përcaktohet para minutave të fundit të ndeshjes.
Seria momentale e fitoreve është 1-1, ndërsa fituesi i sontëm inkuadrohet direkt në Superligë. Ndërsa, finalisti luan në ‘’Play Out’’ me Lipjanin, për ta kërkuar nga aty Superligën.
Ndeshja transmetohet direkt nga ora 19:00 në Platformën e ekskluziviteteve në Art Motion.
Komentet janë të mbyllura.