Basketboll

HISTORIA E KLUBIT QË PËR NJË VIT FORMIM, SHKRUAJTI HISTORI NË BASKETBOLLIN KOSOVAR

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra nga qyteti i Drenasit, KB Feronikeli është anëtari më i ri i Superligës së basketbollit kosovar.

Nikli dje shkruajti historinë e klubit të vet, sepse arriti që të ngjitet në elitë në debutim në Superligë, madje në vitin e parë të formimit si ekip.

Çfarë vlen të theksohet, është se Feronikeli u formua si klub me ftesë të veçantë nga FBK-ja. Drejtuesit e klubit nga Drenasi e morrën parasysh këtë kërkesë dhe arritën që të mobilizohen dhe të arrijnë synimin kryesorë të klubit qysh në vitin e parë të formimit duke u inkuadruar në Superligë.

President i klubit të Feronikelit, është biznismeni i njohur nga Drenasi, Naser Ramaj i cili është jo vetëm President i klubit të basketbollit, por i të gjitha ekipeve sportive në Komunën e Drenasit dhe me sukses po i drejton të gjitha.

POR SI ERDHI DERI TEK SUKSESI FERONIKELI:

Ekipi drenicas, në stinorin e rregulltë, përfundoi si lider me 35 pikë. Ku nga 18 ndeshje, arriti 17 fitore dhe pësoi vetëm një disfatë nga Don Bosko.

Ndërsa në ‘’Play Off’’, arriti që në gjysmëfinale ta mposhtë Istogun, pastërt në seri 2-0. Dhe në finale e mposhti Vëllaznimin 2-1 me seri të fitoreve.

Por, kjo nuk është e gjitha. Feronikeli arriti që ta fitojë Kupën e Kosovës për Ligën e parë, garë kjo e organizuar nga FBK-ja për herë të parë në histori të basketbollit kosovar.

Për ta fituar këtë Kupë. Nikli mposhti në gjysmëfinale Penzën e Pejës dhe në finale mposhti Vëllaznimin e Gjakovës.

Kjo është historia e shkurtër e Feronikelit por shumë e suksesshme brenda një viti të formimit.

Komentet janë të mbyllura.