SUPER PËRBALLJA E DYTË GJYSMËFINALE ZHVILLOHET NË THERANDË
Prishtinë (AsistiOnline) – Sfida e dytë gjysmëfinale e ‘’Play Off’’-it të Superligës zhvillohet në Palestrën e zjarrtë ‘’13 Qershori’’ në Therandë.
Dy ekipe të cilat e kanë ngritur në maksimum rivalitetin e tyre viteve të fundit, Golden Eagle Ylli – Rahoveci, masin forcat e tyre për një vend në finalen e madhe të Superligës sivjet.
Golden Eagle Ylli që sivjet përjetoi një ndër edicionet më të suksesshme në histori të klubit, për faktin se përfundoi në pozitën e dytë në tabelë, synon titullin e kampionit për ta shkruajtur historinë e klubit.
Në anën tjetër, Rahoveci i stër-motivuar pas lëshimit të Palestrës së qytetit në funksion, synon që të kalojë në finale të garës më prestigjioze në basketbollin kosovar dhe të bëjë histori në qytetin e Rahovecit.
Krejtë çfarë mund të themi, është se në Therandë e Rahovec na presin ndeshje të jashtëzakonshme të basketbollit, sikurse në parket ashtu edhe në tribina.
Ndeshja e sontme, nis në ora 19:00 dhe transmetohet te vendi. Në Platformën më atraktive në vend e cila po bën revolucion në basketbollin kosovar, ArtMotion.
Komentet janë të mbyllura.