TREPCA – BASHKIMI 86:88 (0:2)
SUPERLIGA – ÇEREKFINALJA E PLAY OFFIT
Bashkimi është kualifikuar në gjysmëfinale të Play Offit pasi e mposhti Trepçën edhe në ndeshjen e dytë, ktë herë në Minatori, me rezultat 88 me 86.
Më meritoret për këtë triumf të arpagjikëve ishte dyshja Capps-Hajrizi.
Jordan Capps luajti me 29 pikë, 4 kërcime dhe 4 asistime kurse Drilon Hajrizi ndaj ish skuadrës së tij shkëlqeu përsëri dhe përpak sa nuk shënoi double double.
Për këtë i munguan vetëm 2 kërcime dhe duelin e përmbylli me 28 pikë e 8 kërcime
Pikë dyshifore realizuan edhe dy amerikanët tjerë, Lammar Uooford që kontribuoi me 11 pikë e 7 kërcime kurse Steven Haney shtoi 10 pikë.
Për Trepçën, 4 lojtarë nga 5shja e parë startuese realizuan pikë dyshifrore
Edhe një herë më efikasi iste Samir Zekiqi me 22pikë e 6 kërcime por më i dobishmi në kte duel ishte playamykeri amerikan Aaron Anderson me index prej plus 25.
Ai në kte duel shënoi 18 pikë prej të cilave tre treshe, shtoi 5 kërcime e 5 asistime dhe vodhi 3 topa.
Qendra Besnik Azemi luajti me 17 pikë kurse Valdrin Haxhiu ndeshjen e mbylli me 16 sosh, prej tyre 4 treshe.
Fillimi i ndeshje la përshtypje se Trepça do ta barazoi serinë dhe mposht Bashkimin pasi që vendasit e nisën furishëm dhe shënonin nga çdo pozitë në parket. Përderisa Besnik Azemi dominoi nën kosha ai i cili shpërtheu nga distanca me treshet e tij ishte kapiteni Valdrin Haxhiu, duke qëlluar të tri tentimet për tri pikë.
Nga ana tjetër Bashkimit nuk i shkonte asgjë për dore dhe kishte efikasitet katastrofal që në fund të 10 minutave të para rezultoi me 11 pikë epërsi për vendasit, 29:18.
Ai i cili reagoi në kte disavantazh të lartë të kampionëve aktual ishte ish lojtari mitrovicas, Drilon Hajrizi i ndihmuar nga Jordan Caps dhe me shënimet e tyre në katër minutat e para të çerekut të dytë realizuan seri prej 13 me 3 dhe pas këtij shënimi të Haney-it e afruan rezultatin në minimum, 32 me 31 për Trepçën.
Megjithatë, në vazhdim Trepça u përgjigj me një tjetër ofensivë përmes Andersonit dhe Samir Zekiqit i cili pas këtij shënimi, ndërsa kishin mbetur 35 sekonda deri në fund të pjesës së pare, riktheu plusin prej 11 pikëve (49:38) por ishte Jordan Capps ai i cili me këtë ngulitje vendosi rezultatin final të 20 minutave të para 49 me 40.
Edhe në çerekun e tretë loja ishte e po thuaj e barabartë. Bashkimi realizoi 22 pikë kurse Trepça një më pak dhe prizrenasit këhstu e zvogëluan disavantazhin për edhe një pikë. Pas 30 minutave lojë semfaori tregonte rezultatin 70 me 62 në favor të Trepçës .
Në çerekun vendimtar Bashkimi forcoi mbrojtjen ndërsa u përmirësua dukshëm edhe në sulm ku përmes shënimeve të Cappsit, Hajrizit dhe qendrës Uoford gradualisht anulonte minusin të cilin në minutën 36, pas kësaj tresheje të Ujkan Karanezit e ktheu në plus dhe për herë të parë në kte duel kaloi në epërsi.
Nga ky çast, asnjëra nga skuadrat nuk pati me shume se 3 pikë avantazh .
Ndërsa kishin mbetur edhe 1 minut e 34 sekonda lojë, pas këtij shënimi të Samir Zekiqit me asistim të Valdrin Haxhiut dhe epërsisë prej 85 me 82 për Trepçën, kjo dyshe shkaktoi 3 gabime të njëpasnjëshme personale, Valdrini një dhe Samiri dy , për tu ndëshkuar të dytë me nga 5 gabime dhe përfunduar lojënpara kohe.
Ky ishte hendikep i madh për vendasit që në mungesë të kësaj dysheje nbuk patën forcë t’i bëjnë ball Bashkimit i cili në minutën e fundit realizoi seri prej 6-0 , me 2 gjuajtje të lira të Drilonit dhe dy depërtimet e Cappsit , për të kaluar në avantazh prej 85 me 88
Në sulmin e fundit për vendasit, Imer Tahiri tentoi për tri pikë por nuk qëlloi kurse pas kërcimit në sulm, Besnik Azemi u ndal në mënyrë të palejuar.
Nga dy gjuajtjet e lira, Besniku qëlloi vetëm një dhe rezultati përfundimtar i dyelit të dytë çerekfinale ishte Trepça 86 – Bashkimi 88.
Me këtë fitore Bashkimi kualifikohet në gjysmëfinale ku e pret Z Mobile Prishtina ndërsa dueli i parë zhvillohet të martën mbrëma me fillim nga ora 19, në Prishtinë.
Komentet janë të mbyllura.