Basketboll

CSKA-JA FITON NË SPANJË, RRËMBEN AVANTAZHIN

Prishtinë (AsistiOnline) – CSKA Moska e ka rrëmbyer avantazhin e serisë së ”Play Off”-it ndaj Baskonias me fitoren e sontme si mysafire në Spanjë.

Ekipi rus, ka fituar me 7 pikë dallim, ndaj ekipit spanjoll sonte në Baskonia.

CSKA-ja morri epërsinë fillestare qysh në çerekun e parë 18-28. Ndërsa në të dytin, më e mirë ishte Baskonia duke realizuar 3 pikë më shumë, por jo mjaftueshëm për ta marrë epërsinë, kjo bëri që pjesa e parë të mbyllet 39-46 në të mirë të mysafirëve.

Pjesa e dytë, solli ndeshje të ngushtë sidomos në çerekun e tretë, kur Baskonia u afrua në vetëm -3, por CSKA-ja edhe këtë periudhë e mbylli në avantazh 59-62. Ndërsa në çerekun e fundit, CSKA-ja iu gëzua fitores me shifrat 77-84.

Për këtë fitore të rusëve sonte, rol kyq pati francezi, Nando DeColo që realizoi plotë 28 pikë, përderisa lojë të mirë shfaqën edhe Cory Higgins me 11 pikë e Will Clyburn me 10 sosh.

Tek Baskonia më i miri ishte, Vincent Poirier me double, double fenomenal(19pk, 15krc).

Pas kësaj fitore, CSKA Moska rrëmben avantazhin ndaj Baskonias në ”Play Off” të Euroligës dhe i duhet vetëm edhe një fitore për të kaluar në gjysmëfinale.

Komentet janë të mbyllura.