Basketboll

EFESI TREGON FORCËN E VËRTETË, SHKATËRRON BARÇËN NË KATALONI

Prishtinë (AsistiOnline) – Anadolu Efesi ka shënuar sonte fitore të thellë si mysafirë i Barcelonës në Kataloni, ndeshje kjo e vlefshme për fazën e ”Play Off”-it në Euroligë.

Mysafirët nga Stambolli, kanë demoluar sonte në çdo aspekt të lojës ekipin e drejtuar nga Svetsilav Pesic i cili u pa shumë i zhgënjyer pas takimit të sontëm që skuadra e tij e humbi me shifrat 68-102.

Efesi në fillim e dikoti tempon e lojës duke rrëmbyer avantazhin 20-26 pas çerekut të parë. E epërsia e ekipit turk vazhdoi edhe në çerekun e dytë, kjo ishte shkas që ekipi i Ergin Atamanit të mbyllte pjesën e parë në +12(39-52).

Loja shumë e dobët e Barçës u konfirmua në çerekun e tretë, kur Efesi e përmbylli këtë periodë të lojës 57-84. Ndërsa, në çerekun e fundit arriti që ta thelloj edhe më tutje rezultatin dhe të korr fitore 68-102.

Më efikasët në ndeshjen e sontme për Anadolu Efesin, pa dyshim që ishin: Amerikani Shane Larkin që realizoi plotë 30 pikë, përderisa u dalluan edhe Vasilije Micic e Tibor Pleiss me nga 14 pikë.

Tek Barça pikë dyshifrore arritën, Adam Hanga(13), Kyle Kuric(12), si dhe Ante Tomic(11).

Me këtë fitore shumë të vlefshme në Spanjë, Efesi merr avantazhin e serisë së ”Play Off”-it 2-1 dhe i duhet vetëm edhe një fitore për të kaluar në gjysmëfinale të Euroligës.

Komentet janë të mbyllura.