GJYSMËFINALET DHANË DËNIME VETËM PËR NJË EKIP!
Prishtinë (AsistiOnline) – Gjysmëfinalet e para të elitës së basketbollit kosovar në konkurencën e meshkujve, përfunduan të mërkurën.
Në bazë të raportit të vëzhguesve nga ndeshjet e I gjysmëfinale Play Off-it, të superligës të zhvilluar me 23.04.2019, Komesari i Garave të FBK-së ka bërë regjistrimin e ndeshjeve ndërsa ka shqiptuar edhe disa dënime për ekipet.
Dënime në gjysmëfinalet e para, pati vetëm për kampionin aktual Bashkimin.
Vendime:
1.Drilon Hajrizi (KB.Bashkimi) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 euro.
2.Jeronim Sarin ( KB.Bashkimi) Konform Nenit 50.2 te PG denohet me 150 euro.
Komentet janë të mbyllura.