VËLLAZNIMI FITON NË GJAKOVË, NË PËRPARËSI NDAJ LIPJANIT!
Prishtinë (AsistiOnline) – Vëllaznimi i Gjakovës ka arritur fitore të madhe në ndeshjen e parë të ‘’Play Out’’-it ndaj Lipjanit sonte.
Ekipi gjakovarë që sivjet luajti në finale të Ligës së parë por humbi nga Feronikeli, ka arritur të fitoj takimin e parë, ndaj ekipit nga që sivjet debutoi në Superligë dhe tash ndeshjen e kthimit e luan si mysafirë por me përparësi pikësh.
Ekipi gjakovarë që po drejtohet nga Shkumbin Kumnova ka arritur të fitojë takimin e sontëm me rezultatin 74-71.
Kjo ndeshje ishte dashur të përfundojë dje, por u ndërpre shkaku i hedhjes së mjeteve piroteknike nga tifozët vendas dhe u shtye për tu luajtur sonte.
Ndeshja kthyese në Lipjan, zhvillohet të shtunën dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë, Art Motion.
Komentet janë të mbyllura.