Basketboll

CSKA-JA FITON NË SPANJË, MËSOHEN GJYSMËFINALISTËT E PARË

Prishtinë (AsistiOnline) – CSKA Moska ka arritur që ta mposhtë Baskonian në ndeshjen e katërt çerekfinale dhe të kualifikohet në gjysmëfinale të Euroligës, ku e pret Reali i Madridit.

Ekipi rus ka korrur fitoren e dytë rresht në Spanjë dhe kështu e ka eleminuar mikpritësin e ”Final Four”-it të sivjetshëm të Euroligës, Baskonian.

Fillimisht ndeshjen më mirë e nisi ekipi spanjoll, duke e mbyllur çerekun e parë me dy pikë avantazh 22-20. Në ndërkohë loja e mirë e Baskonias vazhdoi edhe në çerekun e dytë duke e mbyllur pjesën e parë 48-39.

Kur u mendua se Baskonia po shkon drejt fitores, kështu nuk menduan rusët e CSKA-së, të cilët fillimisht e fituan çerekun e tretë me +5(71-68). Ndërsa rikthimin e madh e bënë në periudhën e fundit, duke e fituar takimin me shifrat 83-92.

Për fitoren e madhe të CSKA-së kontributin kryesorë e pati, francezi Nando De Colo me 27 pikë, por u dalluan edhe Cory Higgins me 19 pikë e Nikita Kurbanov me 15 të tjera.

Tek Baskonia nuk mjaftuan për fitore, 21 pikët e Vincent Poirier, si dhe 16 të tjera të Patricio Garrinos.

Me këtë fitore, CSKA Moska kualifikohet në gjysmëfinale të Euroligës ku e pret Real Madridi. Përderisa Baskonia eleminohet nga gara.

Komentet janë të mbyllura.