Basketboll

DËNIM DRASTIK PËR VËLLAZNIMIN NGA NDESHJA E PARË E ‘’PLAY OUT’’-IT

Prishtinë (AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë publik dënimin e rëndë që ia ka shqiptuar skuadrës gjakovare të Vëllaznimit në ndeshjen e parë të ‘’Play Out’’-it ndaj Lipjanit.

Ekipi gjakovar është dënuar me gjobë në të holla prej 500 eurosh, për faktin se në ndeshjen e parë të ‘’Play Out’’-it tifozët vendas kanë ndezur mjete pirroteknike në Palestër dhe kanë bërë të pamundur vazhdimin e ndeshjes.

Ndeshja kthyese e ‘’Play Out’’-it zhvillohet të shtunën. Vëllaznimi ka avantazh +3 nga ndeshja e parë.

Komentet janë të mbyllura.