LAJM I KEQ PËR YLLIN, PAK PARA NDESHJES NDAJ RAHOVECIT
Prishtinë (AsistiOnline) – Një lajm i keq ka ardhur për klubin e Golden Eagle Yllit e në veçanti tifozët e skuadrës therandase, pak minuta para takimit me Rahovecin.
Tekniku i skuadrës së Yllit, Arben Krasniqi nuk do të mund të llogarisë sonte në shërbimet e njërit prej lojtarëve kryesorë të ekipit.
Bëhet fjalë për Alban Veselin, për të cilin fizioterapeuti i klubit të Yllit ka treguar, se sonte fatkeqësisht nuk do të mund të paraqitet për ti ndihmuar klubit.
Veseli kishte pësuar një lëndim në ndeshjen e parë ndaj Rahovecit të martën. Ndërsa për ndeshjet e tjera eventuale pritet të rikthehet në parket.
Komentet janë të mbyllura.