Basketboll

PRISHTINA AFËR FINALES, MPOSHTI PËRSËRI BASHKIMIN

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadra kryeqytetase e ka fituar edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj kampionit aktual Bashkimit, sonte në Prishtinë.

Ekipi që sivjet po drejtohet nga boshnjaku Damir Mulaomerovic, ka hasur në vështirësi të mëdha për ta fituar takimin e sontëm, pasiqë hasi në rezistencë të madhe nga prizrenasit deri në fund.

Ndeshja qysh në fillim nisi me baraspeshë, por Bashkimi e mbylli pjesën e parë në epërsi minimale 25-26. E në pjesën e dytë, kryeqytetasit reaguan dhe me lojë të mirë, arritën që ta mbyllin pjesën e parë në avantazh +4(53-49).

Në çerekun e tretë, vazhdoi loja e fortë me të dyja ekipet që luanin kujdesshëm por, Prishtina nuk e lështone avantazhin dhe e mbylli këtë çerek 79-73. Ndërsa, në çerekun e fundit përkundër rezistencës së madhe të Bashkimit, Prishtina ia doli ta fitonte takimin në fund 97-88.

Për fitoren e Prishtinës sonte më meritorët ishin, Divine Myles me 30 pikë, Ahmed Bashir me 14 pikë, Denis Krestinin me 13 pikë, si dhe Mikaile Tmusic me 11 sosh.

Tek Bashkimi nuk mjaftuan për fitore, 29 pikët e Jordan Capps e double, double i Lamar Wofford (21pk, 11krc).

Pas kësaj fitore të madhe, Prishtina rrin serinë e fitoreve ndaj Bashkimit në 2-0 dhe i duhet edhe një triumf në Prizren për të kaluar në finale.

Komentet janë të mbyllura.