ZYRTARE: PËRFAQËSUESJA E KOSOVËS MË 7 DHE 14 GUSHT DO TË LUAJ SI NIKOQIRE NË RAHOVEC
Prishtinë (AsistiOnline) – Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 25 Prill në Prishtinë ka marr vendim që Përfaqësuesja A e Kosovës ndeshjet e fazës së tretë të parakualifikimeve për Eurobasket 2021 ti zhvillojë në Rahovec.
Kosova do të bëjë gara në Grupin G së bashku me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe.
Më 7 dhe 14 Gusht Kosova do të luaj si nikoqire ndaj Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut.
Raundi i tretë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht.
Fituesi i grupit do ta siguroj një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021.
Në ditët në vazhdim Federata e Basketbollit të Kosovës, KB Rahoveci dhe Komuna e Rahovecit do ti diskutojnë të gjitha detajet e organizimit të ndeshjeve me kriter të FIBA-s, të cilat kërkojnë punë dhe angazhim të të gjitha palëve të përfshira në këtë proces.
KB Rahoveci dhe Komuna e Rahovecit tashmë janë dëshmuar si nikoqir dhe organizator të shkëlqyeshëm, ndërsa organizimi i ndeshjeve të Përfaqësueses A të Kosovës, si për ta ashtu edhe për FBK-në pritet të jetë një tjetër sfidë e mirëseardhur për të gjithë.
Orarin e Përfaqësueses së Kosovës mund ta gjeni më poshtë:
Grupi G:
3 Gusht 2019 Luksemburgu – Kosova
7 Gusht 2019 Kosova – Britania e Madhe
14 Gusht 2019 Kosova – Luksemburgu
17 Gusht 2019 Britania e Madhe – Kosova
Komentet janë të mbyllura.