LIPJANI MPOSHT VËLLAZNIMIN, MBETET NË SUPERLIGË
Prishtinë (AsistiOnline) – Lipjani mbetet edhe për një stinor pjesë e elitës së basketbollit kosovar.
Ekipi debutues në Superligë sivjet, ka mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës sonte duke siguruar kështu pjesëmarrjen në Superligë edhe për një edicion.
Për fitoren e Lipjanit sonte u përkujdes, fundori i talentuar mitrovicas Musab Mala i cili realizoi plotë 38 pikë, 7 asistime si dhe 6 kërcime, por u dallua edhe Arian Mehmeti me double, double fenomenalë(19pk, 19krc).
Tek Vëllaznimi nuk mjaftuan për fitore, Edmond Kryeziu me 26 pikë e Atik Koshi me 23 sosh.
Pas kësaj fitore, Lipjani mbetet në elitën e basketbollit kosovar. Ndërsa, Vëllaznimi mbetet në Ligën e parë.
Komentet janë të mbyllura.