Basketboll

PRISHTINA TEK FEMRAT, RIKTHEU TITULLIN E SUPERLIGËS NË KRYEQYTET

Prishtinë (AsistiOnline) Vikendi në Superligën e Femrave u karakterizua me një super-ndeshje që e dha finalja e ‘’Play Off’’-it.

Vashat e Prishtinës nga kryeqyteti, si mysafire arritën fitore ndaj Bashkimit të Prizrenit, duke u shpallur kampione të Superligës së basketbollit kosovar femëror.

Ekipi i Fidan Shatrit, arriti që të shtunën ta mposht Bashkimin 71-76, ndërsa titullin e siguroi pas fitoreve në seri prej 2-3. Sigurisht që kjo finale ishte ndër më interesantet e pasluftës, për faktin se u vendos shumë ngushtë dhe mbi të gjitha shumica e ndeshjeve të Superligës së Femrave u transmetuan direkt në Platformën e re dhe më atraktive në vendin tonë e cila po bën revolucion me transmetime ekskluzive në basketbollin kosovar e që në edicionet e kaluara nuk i kemi parë.

Ekipi i vashave të Prishtinës, tashmë me titullin e fituar sivjet, vërteton forcën dhe dominimin në basketbollin kosovar femëror, duke u bërë ekipi më i suksesshëm në basketbollin e femrave me gjithsejt 10 tituj të fituar që nga paslufta.

Vlen të ceket se Prishtina sivjet, fitoi edhe Kupën e Kosovës e ku në finale, triumfoi pikërisht ndaj ekipit prizrenas të Bashkimit.

Ndërsa sa i përket titujve të fituar, Prishtinën e pasojnë, Penza e Bashkimi me nga 5 tituj të fituar.

Padyshim që në stinorin e ardhshëm do të kemi edhe një stinor më rivalizues e konkurues në basketbollin kosovar femëror.

Komentet janë të mbyllura.