GOLDEN EAGLE YLLI – RAHOVECI 78:80 (0:2)
SUPERLIGA - GJYSMËFINALE (NDESHJA 2)
Rahoveci ka shënuar fitoren e dytë rresht në Therandë dhe ka kaluar në epërsi prej 2 me 0 në serinë gjysmëfinale të ‘’Play Off’’-it, pasi të premten mbrëma mposhti Golden Eagle Yllin me rezultat 80 me 78.
Në kte fitore të madhe lider i “vreshtarëve” edhe një herë ishte Fredd Richardson me 25 pikë prej tyre 3 treshe ndërsa qendra gjigante Andreë Ëashington pati edhe një shfaqje fantastike me17 pikë e 5 kërcime dhe fundori Deshon Minnis vazhdoi shkëlqimin e tij, pasi ishte shumë afër edhe një triple- doubli sivjet . Minnis kontribuoi me 14 pikë e 13 kërcime ndërsa shtoi edhe 8 asistime.
Perfekte në kte duel ishte dhe dyshja e fundorëve vendor, Arian Qollaku e Atik Koshi që në fakt dolën të jenë vendimtar në kte fitore pasi në çerekun e fundit të lojës që ishte më i shterpi sa i përket pikëve , realizuan të gjitha koshat e Rahovecit.
Për më tepër, Atiku shënoi një treshe shumë të vëhstirë si dhe dy gjuajtjet e lira kur presioni në palestër ishte maksimal dhe po vendosej fituesi.
Ariani shënoi 9 pikë dhe 6 asistime ndërsa Atiku i ri realizoi 7 nga gjithsejtë 11 pikët e Rahovecit në çerekun e katërt, duke qenë edhe një herë element vendimtar në fitoren e rahovecianëve , atëherë kur loja është engusht dhe dramatike.
Tek Golden Eagle Ylli më efikas ishin Garrius Holloman dhe Bambale Osby me nga një double-double secili.
Holloman luajti me 20 pikë e 16 kërcime dhe Osby shtoi poashtu 20 pikë, duke kërcyer 10 herë.
Cleyton Everett edhe në kte duel ishte nën mesatarën e pikëve të tij kte edicion, pasi shënoi 15 pikë ndërsa shtoi 8 asistime dhe 6 kërcime .
Fundori Leo Mekaj e përmbylli listën e lojtarëve me pikë dyshifrore pasi shënoi 11 pikë dhe asistoi 6 herë.
Golden Eagle Ylli e nisi për mrekulli ndeshjen me seri prej 9:0, me 5 pikët e Everetit dhe nga 2 të Kuqit e Osbyt.
Pikën e parë në ndeshje Rahoveci e shënoi pas 2 minutave e 35 sekondave përmes Uashingtonit që realizoi një nga dy gjuajtjet e lira.
Në 4 minuta e 25 sekondat e ardhshme, Golden Eagle Ylli ndërmori tjetër seri prej 14 me 9 dhe krijoi epërsinë prej 14 pikëve (24:10), që ishte më e larta në kte ndeshje që e patën nikoqirët.Në 3 minutat e fundit të çerekut të parë Rahoveci shënoi 9 pikë dhen pranoi 6 kurse semafori pas 10 minutave lojë tregonte 30 me 19 për Golden Eagle Yllin.
Në çerekun e dytë e pamë një Rahovec krejt ndryshe. Vreshtarët e përmirësuan dukshëm lojën dhe gradualisht filluan ta shkrijnë epërsinë e vendasve.
Fal lojës fantastike të Fredd Richardsonit me 9 pikë të realizuara, pastaj 4 pikëve të Minnisit, 3 të Fis Junikut dhe nga 2 të Qollakut e Stanbackut, kur kishin mbetur 1 minutë e 13 sekonda deri në fund të pjesës së parë, rahovecianët barazuan rezultatin në 45 me 45
Në kte kohë të mbetur, Hoolloman dhe Benks realizuan nga 2 pikë kurse Uashington e vulos rezultatin përfundimtar të 20 minutave të parë, 49 me 47 për Golden Eagle Yllin.
Në çerekun e tretë Rahoveci mori iniciativën në duart e veta dhe me seri fillestare prej 9:2, fillimisht pas shënimit të Uashingtonit për 49 me51 në minutën e 32-të realizoi epërsinë e parë në kte duel kurse më pas e ngriti avantazhin në 56 me 51.
Me këtë nuk u pajtua Holloman, Osby dhe Eevert që u përgjigjen me seri të Yllit prej 8 me 2 dhe rikthimin e epërsisë minimale prej 59 me 58.
Deri në fund të çerekut të tretë u zhvillua betejë top për top, pikë për pikë dhe së pari Uashington realizon kosh faulin për rikthim të epërsisë (59:61) kurse Richardson dhe Minnis, pas kësaj ngulitjeje të bukur, udhëhoqën mysafirët në serinë prej 11 me 4, që shënoi epërsinë më të lartë të rahovecianëve në kte takim, 63 me 69.
Në 1 minutë e 24 sekondat e mbetura, vendasit përmes 4 pikëve të Osbyt zbutën disavntazhin dhe pas 30 minutave lojë semafori tregonte +2 për Rahovecin (67:69).
Edhe pse dukët e pabesueshme, por epërsia e Rahovecit prej 2 pikëve në fund të çerekut të tretë doli të ishte vendimtare në fund, pasi në 10-minutëshin e katërt skuadrat realizuan nga vetëm 11 pikë secila.
Shumë topa të humbur, shumë huqje nga gjitha pozitat, dekoncentrimi maksimal i të dyja skuadrave në përfundimin e aksioneve bëri që në kte çerek të shënohen shumë pak pikë.
Dhe…sikurse thamë në fillim hero i këtij dueli ishte i riu Atik Koshi i cili shënoi 7 nga 11 pikët e Rahovecit.
Treshja e Atik Koshit për 72 me 73, pastaj dyshja për barazim rezultati në 77 me 77 dhe që është më e rëndësishmja, këtij djaloshi fantastik nuk iu kishte dridhur dora kur kishin mbetur vetëm 45 sekonda deri në fund të ndeshjes dhe i kishte realizuar të dy gjuajtjet e lira për ta kaluar Rahovecin në epërsi prej 78 me 79.
Në aksionin vijues Ardit Pepaj gjuan për 3 pikë por nuk qëllon më pas Holloman shkakton faull ndaj Qollakut dhe ky i fundit qëlloi njërën nga dy gjuajtjet e lira për fitoren me 2 pikë epërsi (78:80), për ta kaluar Rahovecin me 2:0 në seri.
Krejt në fund, duhet theksuar se sivjet asnjëra nga këto skuadra nuk ka arritur të fitoj para publikut të vet. A do ta vazhdoj Ylli traditën dhe ta barazoj serinë pas dy ndeshjeve të radhës që luhen në Rahovec apo Rahoveci do ta thyej traditën e sivjetme duke shënuar fitoren e parë si nikoqir ndaj Yllit dhe kualifikohet në finalen e sivjetme, mbetet të shihet tash kur seria gjysmëfinale e Play Offit bartet në Mizahir Isma.
Dueli i tretë zhvillohet të dielën pasdite me fillim nga ora 17.
Komentet janë të mbyllura.