Basketboll

GOLDEN EAGLE YLLI – RAHOVECI 93:96 (0:1)

SUPERLIGA: GJYSMËFINALJA - NDESHJA E PARË

Rahoveci si mysafirë e ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Play Offit ndaj Golden Eagle Yllit në Suharekë, me rezultat 93:96 dhe ka avancuar me 1:0 në seri.

 Në kte fitore të madhe të rahovecianëve 4 basketbollistë realizuan pikë dyshifrore ndërsa më i miri sërish ishte Fredd Richardson me 25 pikë, prej tyre 4 treshe.

Edhe një lojë fenomenale me radhë shfaqi Arian Qollaku duke realizuar 22 pikë, 5 kërcime e 4 asistime ndërsa Deshon Minnis iu kthye ritmit të lojërave fantastike dhe kontribuoi me

21 pikë dhe dy 6-shtëshe, 6 kërcime e 6 asistime.

 Listën e lojtarëve të Rahovecit që realizuan pikë dyshifrore e përmbylli Endrju Uashington i cili me kalimin e kohës po e shpërfaq tërë potencialin e tij dhe po bëhet pengesë e pakalueshme për kundërshtarë. Në kte fitore, gjiganti 216 cetmietra i gjatë kontribuoi me 14 pikë, 7 kërcime dhe 3 banane të nxehta ndërsa ajo që e karakterizoi ishte efikasiteti i 100% nga gjuajtjet e lira. I qëlloi të gjitha 6 tentimet.

 Nga ana tjetër te Golden Eagle Ylli edhe një shfaqje të jashtëzakonshme pati Garrius Holloman me 33 pikë e 8 kërcime kurse në nivel të detyrës ishte edhe Cleyton Everet që ishte shumë afër triple doubleit dhe kundër Rahovecit shënoi 22 pikë, 7 kërcime e 9 asistime dhe po ashtu vodhi 3 topa.

 Shtatlarti tjetër i therandasve Bambale Osby edhe pse realizoi vetëm 10 pikë, kishte efikasitet maksimal nga loja të lartë nga loja dhë shënoi çkado që gjuajti në kosh.Osby qëlloi të katër tentimet për dy pikë dhe të dyja gjuajtjet e lira.

 Çereku i parë ishte shumë i niveluar, epërsia vazhdimisht ndërronte anët kurse rezultati u barazua plotë 4 herë kurse në fund , Rahoveci ishte për vetëm dy pikë më i mirë, 28:26.

 Çereku i dytë ishte kopje i të parit, plotësisht i balancuar dhe rezultati u barazua plotë 8 herë, së fundmi kur kishin mbetur edhe 1 minutë e 22 sekonda deri në fund të 20 minutave të para, pas kësaj gjuajtjeje të lirë të Richardsonit për 47 me 47. Në vazhdim, vendasit ndërmorën një mini-seri atraktive me ngulitjen e Robert Benksit dhe pastaj treshen e Eeveretit, ndërsa 4 sekonda para fundit, Deshon Minnis me këto 2 pikë vulosi rezultatin e pjesës së parë, Golden Eagle Ylli 52 – Rahoveci 49.

 Në çerekun e tretë vendasit kishin një përparësi më të lehtë dhe pas kësaj treshe të Everetit në minutën 26, Ylli krijoi epërsinë më të lartë në ndeshje, 70 me 61.

 Megjithatë, Arian Qallaku nuk u pajtua me këtë dhe filloi serinë e Rahovecit me treshe. Pas tij një treshe tjetër realizoi edhe Stenback kurse dypikëshi i Arianit, 2 minuta e 21 sekonda pa përfunduar çereku i tretë sërish e afroi rezultatin në maksimum, vetëm 72 me 71 për Yllin.

 Pasuan nga 2 pikë të ndërsjella, Pepaj për Yllin dhe nga ana tjetër Uashington për Rahovecin , për 74 me 73.

Në minutën e fundit vendasit realizuan edhe 5 pikë ekspres, fillimisht Holloman nga ky depërtim dhe më pas Terrell Eeveret, specialisti i shënimit të tresheve në sekondën e fundit, e bëri edhe një herë dhe pas 30 minutave lojë ngriti epërsin e Yllit në 6 pikë (79:73).

 Në çerekun e fundit Golden Eagle Ylli pati rënie të madhe në lojë dhe u vërejt mungesa e Alban Veselit i cili pësoi lëndim në pjesën e parë të ndeshjes, me çka u ngushtua mundësia e ndërrimeve më të shpeshta nga Arben Krasniqi.

 Në 5 minutat e para të çerekut final, Ylli arriti të ruaj epërsinë minimale përmes Hollomanit dhe Everetit por mungesa e kontributit nga lojtarët tjerë bëri që, pranë rezultatit 87 me 85, ndërsa kishin mbetur edhe 4 minuta e 36 sekonda deri në fund, pas këtij faulli të Mekajtë ndaj Minnisit dhe konkretizimit të dy gjuajtjeve të lira nga ky i fundit, rezultati të barazohet në 87 me 87.

Në fakt, Minnis shënoi edhe katër pikë tjera në vazhdim dhe me një seri personale prej 7 me 0, e udhëhoqi Rahovecin drejtë epërsisë më të lartë në kte takim 87 me92.

 Por drama nuk përfundoi këtu sepse Osby me 4 pikë radhazi u përkujdes për ta ngushtuar rezultatin në 91 me 92, 1 minut e 20 sekonda deri në fund .

 Në sulmin e radhës, kur kishin mbetur saktësisht 60 sekonda deri në fund, lojtari i ndeshjes Fredd Richardson u përgjigj me këto 2 pikë për 91:94.

 Pas tajm autit të marr nga Arben Krasniqi, Terrell Everet mori përgjegjësin mbi vete, depërtoi dhe shënoi për 93 me 94 kurse përgjigja nga ana tjetër erdhi prej Arian Qollakut i cili po ashtu shënoi nga ky depërtim për 93 me 96.

Kur kishin mbetur edhe 7 sekonda deri në fund dhe pran disavantazhit prej 3 pikëve, trajneri Krasniqi mori edhe një tajm aut dhe kërkoi nga Eeveret që të tentoi treshen në fund, gjë të cilën e bëri por kte herë nuk pati sukses dhe Rahoveci në fund iu gëzua fitores së parë në serinë gjysmëfinale.

 Krejt në fund, duhet theksuar një fakt shumë interesant se, fusha vendase në përballjet e këtyre dy skuadrave sivjet nuk ka asnjë domethënie sepse në të gjitha 5 përballjet e këtij edicioni, nikoqirët pësuan disfatë para publikut të vet: Rahoveci ndaj Golden Eagle Yllit në Therandë triumfoi tre herë dhe anasjelltas, Ylli triumfoi në të dy takimet si mysafir.

 Ndeshja e dytë e serisë gjysmëfinale zhvillohet të premten me fillim nga ora 19:00, po ashtu në Suharekë.

Komentet janë të mbyllura.