Basketboll

LIGA E FEMRAVE: PRISHTINA – BASHKIMI  71:79 (2:2)

PLAY OFF FINALJA– LIGA E FEMRAVE

Basketbollistet e Bashkimit i janë revanshuar Prishtinaseve për humbjen e pësuar në Prizren dhe i kanë kanë mposhtur me rezultat 79 me 71 në ndeshjen e katërt të serisë finale të Play Offit të Ligës së Femrave në basketboll, të zhvilluar të mërkurën në Prishtinë dhe e ka barazuar serinë në 2 me 2.

 

Kështu, shpallja e kampioneve të Kosovës për sivjet është shtyrë për në ndeshjen e pestë e cila zhvillohet të shtunën me 27 prill, në Sezai Surroi në Prizren.

 

Me edhe një shfaqje fantastike dhe double-double fenomenal prej 33 pikëve e 10 kërcimeve, amerikania Danisha Shoë ishte lidere e Bashkimit në kte fitore të rëndësishme. Sho po ashtu asistoi 4 herë, vodhi katër topa dhe bëri 2 bllokada.

 

Një performancë tjetër fenomenale dhe double double-in e katërt rresht në kte seri finale e shënoi edhe amerikania tjetër, Marry Stjuart ). Ajo e përmbylli duelin me 23 pikë e 16 kërcime .

 

Qendra Aulona Muhadri ishte edhe një herë dominuese nën kosha dhepërkundër faktit se shënoi vetëm 6 pikë ajo realizoi 11 kërcime, asistoi 4 herë dhe vodhi 3 topa.

 

Fundorja Vlera Vraniqi  ishte po ashtu shumë e mirë në kte duel duke realizuar 9 pikë, 4 kërcime dhe 4 topa të vjedhur.

 

Ndërsa, defintivisht më luftarakja dhe me kontributin tejet të rëndësishëm në kte duel, me treshet e shënuara në çastet më kritike ishte Gresa Gashi ). Gresa shënoi vetëm 6 pikë nga 2 treshet por në momentet kur prishtinaset rrezikonin fitoren e Bashkimit prandaj pikët e saja në këto çaste ishin të jashtëzakonshme. Gresa po ashtu ishte tejet luftarake dhe luajti mbrojtje shumë agresive duke vjedhur 4 topa dhe nën kosha kërcue 5 herë

 

Tek nikoqiret të cilat e humbën rastin që ta ngrehin trofeun para publikut të vet, lojtarja më e mirë ishte Ermelinda Shatri e cila për një kërcim nuk realizoi double double. Me 16 pikë dhe 9 kërcime ajo ishte lidere e prishtinaseve kurse përkrahu pati edhe kapitenen Irma Konjushaqë shënoi po ashtu 16 pikë, prej tyre 3 treshe, pati edhe 9 asistime e 6 kërcime mirëpo humbi edhe shumë topa, gjithsejtë 8.

 

Lojë të mirë bëri edhe qendra Saranda Daci e cila dominoi nën kosha por i mungoi një pikë për dyshifror të dyfisht . Ajo shënoi 9 pikë e 12 kërcime, shpërndau 2 bllokada por edhe Daci sikurse Konjusha humbi 8 topa, që është shumë.

 

Ato të cilat dështuan të përsërisin lojërat e tyre të mira ishin dy amerikanet. Tykyra Ëilliams  e mbylli duelin me 13 pikë e 6 kërcime kurse Brenan Farrar dështoi plotësisht duke shënuar vetëm 6 pikë dhe pati shut katastrofal për treshe, nga 6 tentime nuk realizoi asnjë .

 

Sikurse e kemi thënë edhe gjatë transmetimit, seritë e sivjetme finale ndërmjet këtyre dy skuadrave janë më të bukurat dhe më dramatiket në histori të basketbollit të pavarur kosovar dhe rikujtuan kualitetin e lojërave që ish Universiteti i zhvillonte në ligën ndërkombëtare Trocal.

 

Dominimi absolut dhe seria prej 10 me 0 e prishtinaseve në 3 minuta e 25 sekondat e para të ndeshjes, la përshtypje se mysafiret po e humbin hapin për titull dhe po dorëzohen. Mirëpo, ishte kjo një përshtypje e gabuar sepse trajneri turk Furkan Saglik kërkoi timeuot dhe me tu kthyer në parket, në 5 minutat e ardhshme ndërmorën një ofensivë të furishme prej 19 me 2 dhe kështu, 1 minut e 16 sekonda pa përfunduar çerku i parë, nga disavantazhi prej 10 pikëve kaluan në plus  7.

E shkëlqyeshme në kte seri ishte Vlera Vraniqi e cila udhëhoqi Bashkimin me 8 pikë, 3 asistime e 2 kërcime kurse Danisha sho  i qëndroi përkrahu me 7 pikë 3 kërcime, 3 asistime dhe 2 bllokada.

 

Megjithatë, tek prishtinaset në lojë u inkuadrua Besiana Martinaj e cila shënoi një treshe dhe një dyshe dhe udhëhoqi Prishtinën në seri prej 7-0 për barazim rezultati pas 10 minutave të para, 19:19

 

Në vazhdim, 3 minuta e 15 sekondat e para ishin plotësisht të niveluara ndërkohë mysafiret e udhëhequra nga Danisha Sho realizuan seri prej 10 me 4 për të kaluar sërish në epërsi prej 6 pikëve, pas kësaj gjuajtjeje të lirë të Meri Stjuart për 33:39.

Ishte kjo periudhë kur basketbollistet e Prishtinës huqin 4 tentime për 2 pikë, dy tenimet për treshe dhe i humbin 4 topa.

Megjithatë, pas inkuadrimit të plejmejkeres Enisa lkamerolli e cila shtoi tempin e lojës dhe me shënimet e Martinajt dhe gjuajtjeve të lira të Dacit rezultati afrohet sërish në vetëm 1 pikë epërsi për Bashkimin. Në sulmin e fundit të prizrenaseve Shoë huq tentimin për tri pikë kurse Irma Konjusha e cila fiton kërcimin në mbrojtje ik shpejtë në kundërsulm dhe në të qindtat e fundit të pjesës së parë lanson dhe qëllon treshen për ta rikthyer avantazhin e vendaseve, 44 me 42.

Irma konjusha e cila e përmbylli pjesën e parë me treshe, menjëherë në fillim të çerkut të tretë shënoi një tjetër për epërsinë prej 47 me 42 por në vazhdim të udhëhequra nga amerikanet Stjuart dhe Shoë, prizrenaset e vendosën sërish balansin në lojë dhe në fund të 30 minutave çdo gjë filloj nga fillimi sepse semafori tregonte 58 me 58.

Seria fantastike prej 17 me 2 e prizrenaseve në 6 minutat e para të çerekut të fundit ishin përcaktuese për fitueset në kte duel. Të udhëhequra nga Stjuart dhe Shou dhe në veçanti pas inkuadrimit të Gresa Gashit e cila luajti mbrojtje fantastike dhe bombardoi për tri pikë (58-65) ndërkohë që asistoi për lojtaren më të mirë prizrenase e cila me kte shënim (60:75) vendosi epërsin maksimale të Bashkimit prej 15 pikëve.

Prishtinaset të cilat hetuan se fitorja dhe rasti për të kremtuar titullin në Prishtinë po ju ik nga duart, tentuan që përmes një seri të shpejtë prej 9 me 0, me 4 pikë të kapitenes Konjusha dhe 5 të Tykyra Uillimasit, pas kësaj tresheje të amerikanes zbutën disavantazhin në 6 pikë (69:75).

Mirëpo, sikurse e theksuam më herët ishte sërish Gresa Gashi ajo e cila doli në skenë dhe nuk e qoi huq kte asistim të Muhadrit duke qëlluar edhe një treshe për 69 me 78, ndërsa kishin mbetur edhe 1 minut e 23 sekonda deri në fund.

Ky shënim i dha qetësi dhe siguri mysafireve ndërsa prishtinaset nuk patën më fuqi për ndonjë rikthim eventual dhe pësuan dusfatën e dytë në kte seri e cila do të vendoset të shtunën në finalen e pestë që do të luhet në Prizren.

Komentet janë të mbyllura.