Z MOBILE PRISHTINA – BASHKIMI 111:74 (1:0)
SUPERLIGA – GJYSMËFINALJA E PLAY OFFIT
Z Mobile Prishtina ka startuar me fitore në serinë gjysmëfinale të Play Offit të sivjetmë duke e mposhtur Bashkimin me rezultat të thellë 111:74 dhe kaluar në epërsi prej 1 me 0
Ishte kjo fitorja e 6 rresht e prishtinasve ndaj rivalit që i kishte mposhtur vitin e kaluar në betejë për titull kampioni. Pasi e kishte mposhtur në luftë për Superkup dhe 4 herë rresht në kampionat, Z Mobile Prishtina e mposhti edhe në gjysmëfinalen e parë të Play Offit, e udhëhequr nga Dardan Berisha dhe 4 lojtarë tjerë që realizuan pikë dyshifrore.
Për 25 minuta lojë Dardani shënoi 24 pikë, 5 kërcime, 6 asistime dhe vodhi 4 topa duke u shpall lojtar i ndeshjes.
I dyti më efikasi ishte Fisnik Rugova i cili hyri si rezervistë dhe për 23 minuta luajti me 17 pikë e 5 kërcime, ndërsa tre tjerë që realizuan pikë dyshifrore ishin po ashtu anëtarë të pesëshes së parë: Ahmed Bashir me 14 pikë e 4 kërcime, Divine Myles me 12 pikë e 6 asistime dhe Miakile Tmmusiq që shtoi 11 pikë, 6 kërcime e 3 asistime.
I vetmi nga pesëshja shartuese e kaltër e bardhëve që nuk realizoi pikë dyshifrore ishte Krestinin që luajti me 9 pikë e 7 kërcime por për vetëm 17 minuta sa e mbajti trajneri në lojë pasi nuk kishte më tepër nevojë për te.
Në fakt duhet theksuar se , tek prishtinasit në listën e realizuesve u shënuan të gjithë 12 lojtarët.
Nga ana tjetër, i vetmi që ishte në nivel të detyrës ishte Lamar Uooford i cili përpak nuk realizoi double double dhe ndeshjen e përmbylli me 21 pikë e 9 kërcime.
Joprdan Capps shënoi 17 pikë por ishte katastrofal në kte duel dhe plotësisht i mbuluar nga Dardani e Tmusiqi, dhe më vonë pas hyrjes në lojë të Meritonit dhe Valonit Bunjakut edhe nga ata. Këto 17 pikë që i shënoi i realizoi vetëm pasi mbrojtja e prishtinasve bvëhej sa për sy e faqe dhe për të kaluar koha.
I treti me pikë dyshifrore tek prizrenasit ishte Steven Haney që shënoi 12 pikë e 5 kërcime.
Sa i përket Drilon Hajrizit që kishte shkëlqyer në takimet paraprake, ai në këtë duel ishte tejet nervoz dhe pas vetëm 24 minutave lojë u ndëshkua me 5 gabime personale, në fakt në çerekun e tretë shkaktoi 2 gabime eksprese dhe pastaj u ndëshkua edhe me teknike që ishte e pesta e tij. Duelin e përmbylli me vetëm 7 pikë e 4 kërcime
Sa i përket vet ndeshjes, prishtinasit menjëherë në start në 2 minutat e para realizuan seri prej 9 me 0 në çka prizrenasit u përgjigjen me seri të tyre prej 11:7 duke e afruar rezultatin në 16 me 11, 4 minuta e 14 sekonda pa përfunduar çereku i parë. Kjo e detyroi Mullaomeroviqin të klërkoj një minutë pushim dhe t’i jap vërejtje lojtarëve të tij të cilëtu kthyen në parket dhe të udhëhequr nga Dardan Berisha dhe dy treshet rresht të bashirit, këtë dhjetëminutësh e përfunduan në mënyrë të stuhishme me seri 14:5 dhe total prej 14 pikëve epërsi (30:16).
Në fillim të çerekut të dytë, Mullaomeroviqi futi në lojë Fisnik Rugovën dhe Meriton Ismajlin që realizuan seri prej 8 pikëve rresht , ndërsa vendasit nuk pranuan asnjë dhe epërsinë e ngritën në 22 pikë duke bërë me dije se këtu fituesi tashmë dihet. Vazhdimi ishte një shfaqje fantastike e Dardan Berishës që 4 herë asistoi për Fisnik Rugovën, depërtoj dhe shënoi, tentoi dhe realizoj treshe dhe thjeshtë ishte i pandalshëm kurse
Prishtina pas 20 minutave të para krijoj plusin prej 20 pikëve, 53:33.
I vetmi që e mbante Bashkimin në lojë ishte alo-qendra lamar Uoifford që luftoj i vetmuar sepse Driloni sikurse thamë mmë herët shkaktoi 2 gabime personale eksprese dhe pastaj për shkak të reagimit jo sportiv edhe me teknike që ishte e pesta e tij, kurse Jordan Capps, Martin dhe haney nuik ishin askund hiq.
Nga katër tentime për treshe Caps nuk qëlloi asnjëherë, nga 13 gjuajtje të lira realizoi vetëm 7 .
Në përgjithësi lojtarët e Bashkimit ishin jo efikas nga gjitha pozitat 20 dyshe nga 40 tentime…5 treshe nga 20 tentime dhe po ashtu vetëm 19 pikë nga 30 gjuajtje të lira…dhe kur i shtojmë kësaj edhe 21 topa të humbur atëherë disfata ishte e pashmangshme.
Ndeshja e dytë gjysmëfinale zhvillohet të premten nga ora 19, përsëri në Prishtinë
Komentet janë të mbyllura.