Basketboll

PËRFUNDON PJESA E PARË NË KRYEQYTET: EPËRSI E THELLË E PRISHTINËS!

Prishtinë (AsistiOnline) – Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së parë të finales në Superligën e basketbollit kosovar ndërmjet, Z Mobile Prishtinës dhe Rahovecit.

Në pjesën e parë kryesimin e ka marrë ekipi vendas i Prishtinës që po avancon thellë 60-32.

Pas pjesës së parë tek kryeqytetasit po dallohen, Dardan Berisha me 18 pikë e Mikaile Tmusic me 10 sosh.

Tek ”vreshtarët” vetëm Deshon Minnis ka arritur pikë dyshifrore 14 sosh.

Prishtina në pjesën e parë e kontrolloi në tërësi ndeshjen. Ndërsa tek Rahoveci po vërehet papërvoja e tyre në finale.

Komentet janë të mbyllura.