Basketboll

KOMUNA E RAHOVECIT E KONFIRMON: PËRFAQËSUESJA E KOSOVËS LUAN NË RAHOVEC

Prishtinë (AsistiOnline) – Ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës sipas të gjitha gjasave do të mbahen në qytetin e Rahovecit.

Këtë lajm e ka konfirmuar vetë, drejtoresha e Sportit në Komunën e Rahovecit, Biondina Kleçka.

Nëpërmes një shkrimi, ajo ka ftuar Federatën e Basketbollit Kosovar që të bëhet gati për ndeshjet e Përfaqësueses që sipas saj do të zhvillohen në Rahovec.

‘’Të nderuar qytetarë të Komunës së Rahovecit, ndjej për obligim të ju njoftoj se ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës në basketboll ndaj Anglisë e Luksemburgut do të mbahen në palestrën “Mizahir Isma” ashtu siç është paraparë.

Këtë ndeshje e organizon Federata Basketbollit të Kosovës dhe Komuna e Rahovecit e ka siguruar Federatën se do jemi në dispozcion për një organizim sa më dinjitoz dhe se shtëpia e Rahovecit është edhe shtëpi e Kosovës.

Falënderojmë KB Rahovecin që ka shprehur interesim për organizim dhe na vjen keq që është tërhequr, megjithatë ne jemi të hapur për bashkëpunim me çdo klub sportiv, siç edhe e kemi dëshmuar deri sot’’, thuhet në kumtesën e saj.

Komentet janë të mbyllura.