Basketboll

ARBEN KRASNIQI FLET PËR ASISTIN, ANALIZË E DETAJUAR PARA ”FINAL FOUR”-IT TË EUROLIGËS

Prishtinë (AsistiOnline) – Trajneri më i trofeshëm në historinë e basketbollit kosovar, Arben Krasniqi ka analizuar ekskluzivisht për ASISTIOnline, në detaje të hollësishme gjysmëfinalen e parë të ‘’FINAL FOUR’’-it në Euroligë ndërmjet, CSKA Moskës dhe Real Madridit, gjersa ka folur shkurtimisht edhe për gjysmëfinalen tjetër, Fenerbahçe-Anadolu Efes.

Në vazhdim ju lëmë me analizimin ekskluziv të trajnerit Arben Krasniqi, që flet në detaje lidhur me këtë përballje titanësh në Euroligë.

Krasniqi fillimisht ka folur për meritat e CSKA-së dhe Real Madridit në ardhjen deri në këtë fazë të Euroligës, bazuar në lojërat e stinorit të rregullt.

CSKA-ja në 17 vitet e fundit ka luajtur në 16 ”F4” të Euroligës. Derisa Real Madridi është kampion aktual i Euroligës. Me paraqitjet në edicionin e rregullt, me buxhetet që i kanë dhe organizimin e tyre, këto 2 skuadra mendoj dhe besoj se e kanë merituar plotësisht që të jenë pjesëmarrëse në ”F4”.

Krasniqi ka treguar, se si e sheh ai nga ana taktike këtë gjysmëfinale, duke treguar disa detaje të këtyre dy ekipeve në përballjet mes tyre në stinorin e rregullt sivjet.

Ndërsa foli edhe për përparësitë eventuale të njërit apo tjetrit ekip në këtë super-duel dhe pse cilësohet i tillë.

Sa i përket anës taktike, në 2 lojërat e zhvilluara këtë edicion, CSKA-ja ka fituar me rezultat të ngushtë me 5 poena dhe 4 poena. Posaçërisht mbahet në mend loja e zhvilluar në Madrid, ku lojtarët e CSKA-së kanë shutuar 15/26 për 3 poena.

Në atë ndeshje e mbaj mend saktë, se kanë shkëlqyer: Higgins, Peters dhe Clyburn. Do të jetë me të vërtetë interesante të shihet, se si do të mundohet ti ndalë këtë herë trajneri Laso. Ky është vetëm një detaj i lojës që do të zhvillohet nesër. Një detaj tjetër i rëndësishëm që do të mund ta vendosë lojën e nesërme janë kërcimet.

Edhe pse Reali ka qenë liderë statistikorë i kërcimeve në Euroligë, në dy ndeshjet kundër CSKA-së, ishin më të dobët në këtë segment të lojës. Prandaj nëse do Reali që të fitojë sonte, duhet që të ndalë përqindjen e mirë për 3 poena të CSKA-së, si dhe ta ketë nën-kontrollë kërcimin posaçërisht në pjesën defansive. Kjo do ti mundësojë Realit ta zhvillojë lojën e tyre të shpejtë dhe efikase, me kundërsulme të shpejta(20 asistime për lojë)”.

Arben Krasniqi, tregon mendimin e tij se cila nga ekipet mund të kalojë në finale dhe sa ka gjasa ta fitojë këtë garë prestigjioze.

Sa i përket fituesit është vështirë të parashikohet në këso llojë ndeshje. Prej ”F4” të 2018, janë 20 lojtarë të këtyre skuadrave që do të luajnë në ”F4” të 2019.

Reali praktikisht e ka skuadrën e njejtë sikurse vitin e kaluar(përveç Luka Doncicit që ka shkuar në NBA),derisa si kampionë të Euroligës më 2015 janë 6 lojtarë të tanishëm që ende luajnë në Real.

E njëjta situatë është edhe me CSKA-në, 6 lojtarë kampionë të Euroligës më 2016, janë në skuadër. Posaçërisht duhet të përmendet Kyle Hines i cili me CSKA-në i ka 3 Euroliga të fituara dhe përvoja e tij mund të jetë kyqe për ekipin.

Edhe pse rezultati është 2:0 sivjet për CSKA-në, unë i jap përparësi të vogël Realit për fitore. Posaçërisht pas kthimit të Sergio Lul nga lëndimi.

Mendoj që Reali ka më së shumti gjasa ta fitojë edhe këtë vit Euroligën dhe ta mbrojë titullin, pas 51 viteve(herën e fundit kur ka qenë Reali kampion 2 herë radhazi ishte viti 1967-68)”.

Krasniqi dha edhe një parashikim të shkurtër, për gjysmëfinalen e dytë të Euroligës.

Sa i përket gjysmëfinales tjetër, Anadolu Efesi nuk ka eksperiencë, derisa Fenerbahçe do të jetë pa Datomen dhe Lauvergne, si dhe me Kaliniçin dhe Veseley të cilët do të luajnë mirëpo janë pa stërvitje, pasiqë ishin të lënduar deri më tani”, përmbylli analizën e detajuar dhënë ekskluzivisht ASISTITOnline, Arben Krasniqi.

Komentet janë të mbyllura.