Basketboll

CSKA-JA FINALISTI I DYTË I EUROLIGËS, REALI S’ARRIN FINALEN

Prishtinë (AsistiOnline) – CSKA Moska është finalisti i dytë i Euroligës, pas fitores së sontme ndaj Realit të Madridit me përmbysje të bujshme.

Çaste më parë ekipi rus i CSKA-së ka mposhtur në gjysmëfinale, Real Madridin që është kampion aktual i garës, për të kaluar në finalen e madhe ku e pret ekipi turk, Anadolu Efes.

Ndeshja e sontme në mes të këtyre dy skuadrave e arsyetoi me plotë të drejtë epitetin derbit gjysmëfinal sepse u zhvillua një ndeshje tepër atraktive. Me Real Madridin që e nisi më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë 18-22. Ndërsa në çerekun e dytë vazhdoi loja e fortë, duke bërë që Reali ta mbyllte pjesën e parë në avantazh por me rezultat më të ngushtë 43-45.

Në pjesën e dytë, Reali përkundër se e fitoi edhe çerekun e tretë 65-73. CSKA-ja arriti që në fund të çerekut të katërt ta marrë epërsinë dhe të arrijë fitore të madhe 95-90, që i garanton finalen e madhe.

Më efikasët në përballjen e sontme për CSKA-në ishin, Nando De Colo e Sergio Rodriguez me nga 23 pikë secili, si dhe Will Clyburn me 18 pikë.

Tek Reali s’mjaftuan për fitore, Fabien Causeur me 18 pikë e as Sergio Llull me 13 pikë e Anthony Randolph me 12 sosh.

CSKA-ja me këtë fitore arrin finalen e Euroligës, ku do të ndeshjet me ekipin e Anadolu Efesit të dielën nga ora 17:30, për tu mësuar emri i kampionit të ri në Euroligë.

Komentet janë të mbyllura.