SUPER-FITORE E EFESIT PËR FINALE, ZHGËNJEN FENERI
Prishtinë (AsistiOnline) – Anadolu Efes është finalisti i parë i ‘’Final Four’’-it të Euroligës për edicionin e sivjetmë.
Në gjysëfinalen e parë të ditës, Efesi ka arritur ta mposhtë liderin e stinorit të rregullt, Fenerbahçen me shifrat 73-92.
Ndeshja e sotme nisi ngushtë, me Fenerin që mbylli çerekun e parë në avantazh minimal 20-19. E reagimi i Efesit erdhi në çerekun e dytë, këtu ekipi i Ergin Ataman arriti ta fitonte periodën(20-26) dhe ta mbyllte pjesën e parë 40-45.
Në pjesën e dytë vazhdoi loja e mirë e Efesit, periudha e tretë u mbyll edhe më thellë 57-68. Dhe krejt në fund në çerekun e fundit, fitorja erdhi pa ndonjë telashe për Efesin dhe një humbje që çuditi opinionin basketbolldashës në Evropë, pasiqë sonte Feneri ishte favorit në letër.
Më meritori për fitoren e Anadolu Efesit padyshim që sonte ishte, fundori amerikan Shane Larkin me super-performancë prej 30 pikësh, por u dalluan edhe Vasilije Micic me 25 pikë dhe James Anderson me 10 sosh.
Tek Efesi nuk mjaftuan për fitore, Jan Veseley me 14 pikë e Erick Green me 13 pikë.
Me këtë fitore të madhe ndaj Fenerbahçes, Efesi kualifikohet në finale të Euroligës për herë të parë në histori të klubit.
Në finale turqit e presin fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal, CSKA Moska – Real Madrid.
Komentet janë të mbyllura.