Basketboll

KOSOVA NATYRALIZON LOJTARIN E PRISHTINËS

Prishtinë (AsistiOnline) – Fundori amerikan, Divine Myles është lojtari më i ri i Reprezentacionit të Kosovës.

Myles ka pranuar që të bartë fanelën e Kosovës dhe nga Federata e Basketbollit të Kosovës, menjëherë është çertifikuar me pasaportë kosovare.

Krejt çfarë vlen të ceket, është se Myles në fanelën e Kosovës, ka qenë kërkesë ekskluzive e selektorit të Përfaqësueses, Damir Mulaomerovic.

Divine Myles, sivjet luajti tek skuadra kosovare Z Mobile Prishtina, përderisa u paraqit me shumë sukses në fanelën e klubit kryeqytetas.

Komentet janë të mbyllura.