REAL MADRIDI FITUES I POZITËS SË TRETË NË EUROLIGË
Prishtinë (AsistiOnline) – Real Madridi ka mposhtur Fenerbahçen 75-94, në ndeshjen për vendin e tretë në Euroligë.
Në një ndeshje pa histori, Reali mposhti Fenerbahçen e painteresuar për fitore sot, sepse si duket për ta synim i vetëm sivjet ishte vetëm vendi i parë.
Në fitoren e Realit për vendin e tretë sonte ishin, Gustavo Ayon me 23 pikë, si dhe Facundo Campazzo e Klement Prepelic me nga 12 sosh.
Tek Feneri u dalluan, Kostas Slouskas me 17 pikë e Melih Mahmutoglu me 14 sosh.
Në gjysmëfinale Reali kishte humbur nga CSKA-ja, përderisa Feneri u eleminua nga Anadolu Efesi.
Komentet janë të mbyllura.