Basketboll

DEPARTAMENTI I SHTETIT DHE AMBASADA AMERIKANE PËRKRAHIN BASKETBOLLIN FEMËROR TRAJNERET NGA WNBA PUNOJNË ME BASKETBOLLISTET E REJA KOSOVARE

Prishtinë (AsistiOnline) – Ruthie Bolton dhe Chineze Nwagbo, dy trajnere nga NBA e Femrave apo WNBA, aktualisht kanë qëndruar në Kosovë dhe qindra basketbollisteve të reja kosovare deri në moshën 16 vjeçare ju  ligjëruar për rëndësin e marrjes së femrave me sport, në këtë rast me basketboll dhe fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri dhe vendimmarrje.

Të dyja këto trajnere janë të dërguara të Departamentit të Shtetit Amerikan në kuadër të programit të Sportit të Bashkuar, të quajtur Diplomacia e Sportit dhe ardhja e tyre është mundësuar nga Ambasada e Amerikës në Prishtinë dhe Departamenti i Shtetit Amerikan në Uashington, në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Nikoqirja e këtij organizimi, Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku ka qenë pjesë e programit të Departamentit të Shtetit Amerikan “Global Sports Mentoring Program” në vitin 2017 dhe në fund të trajnimit të saj 6 javor në Amerikë, kishte paraqitur një Plan të Veprimit për fuqizimin e femrës në sportin kosovar, plan ky i cili tashmë, në bashkëpunim me FBK-në, FIBA-n, Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë dhe Departamentin e Shtetit Amerikan, ka filluar të jetësohet.

Pa dyshim se viteve të fundit po vërehet një rritje e ndjeshme e punës me vajzat e reja dhe kjo ka ndikuar në kualitetin e basketbollit të femrave. Dëshmia më e mirë ishin duelet e serisë finale ndërmjet të Bashkimit dhe Prishtinës ndërsa ky vit nga ana e FBK është shpallur edhe vit i basketbollit femëror

Pra, qëllimi i këtij programi është përkrahja e vajzave të reja që të luajnë basketboll por edhe sensibilizimi i opinionit në Kosovë për t’i dhënë mbështetje më të madhe zhvillimit të sportit femëror në vendin tonë. Për këtë arsye organizatorët kanë dizajnuar një model interesant të kampit.

Duhet theksuar se masivizimi i punës me vajza të reja , në një të ardhme do të sjell edhe kualitetin që e dëshirojmë ndërsa aktualisht duhet theksuar se Kosova nuk ka ekipin A të femrave dhe nuk merr pjesë në asnjë garë ndërkombëtare të klubeve. Kanë kaluar më shumë se 15 vite që nga aventura 1 vjeçare e ish-Univeristetit në Ligën Trocal dhe nga atëherë asnjë skuadër e basketbollit të femrave të Kosovës nuk luajti në areën ndërkombëtare.

 

Projekti i cili tashmë po jetësohet, të premtën e kaluar në Graçanicë tuboi vajzat e nacionaliteteve të ndryshme që luajtën dhe stërvitën së bashku kurse të shtunën, karvani i Diplomacisë së Basketbollit u ndal në Mitrovicë, ku në palestrën Minatori, dy trajneret Ruthie Bolton dhe Chinny Nwagbo së bashku me nikoqirët, punuan së bashku me rreth 100 vajza mitrovicase.

Për publikun kosovar duhet theksuar se Alice Ruth Bolton apo “Ruthie” është ish-lojtare e ligës më të fortë të basketbollit në botë për femra, ËNBA ku ka luajtur për Sacramento Monarchs të cilët i ka bërë kampion në vitin 2005, dy herë ka qenë e përzgjedhur për pjesëmarrje në tubimin e yjeve më të mëdha të kësaj lige apo ËBNA All Star, ndërsa ka luajtur për kombëtaren e SHBA-ve për 15 vite dhe gjatë kësaj kohe ka fituar dy medalje të arta Olimpike në Atlanta 1996 dhe në LOV Sidnej 2000. Po ashtu është kampione e Botës në vitin 1998, në botërorin e mbajtur në Berlin kurse në Sidnej të Australisë në vitin 1994 kishte fituar medaljen e bronztë.

Pas përfundimit të karrierës si basketbolliste, Ruthie Bolton ka filluar punën si trajnere për ekipe të ndryshme në SHBA dhe është trajnere në kampet e skuadrave më të njohura të NBA, siç është kampioni i shumëfisht : Golden State Ëarriors.

Përveç kësaj,  ajo është përzgjedhur dhe është shumë aktive në programet e Departamentit të Shtetit Amerikan të cilat synojnë fuqizimin e rolit të femrës në shoqëri përmes sportit, në veçanti në vendet se Kina, Papua Guinea e Re, Arabia, Saudite, Moldavia e Kazakistani por edhe nëpër Australi.

 

Kte herë, këtë personalitet të basketbollit femëror botëror, Departamenti i Shtetit Amerikan e dërgoi në Kosovë

Qëllimi i këtij programi është të shfyrtëzojmë basketbollin si mundësi për t’i bashkuar familjet, komunitetet dhe shtetet. Kjo është një gjë e bukur dhe unë jam e bekuar që po e bëjë këtë punë të dobishme dhe kënaqem kur i shoh këto vajza të reja. Sot, kjo është më e madhe se vet basketbolli! Qëllimi është të krijohet hapësirë ku vajzat do të ndërtojnë vetëbesimin, do t’ju dëgjohet zëri dhe hapësirë ku do të ndjejnë se ato janë të rëndësishme.

 

Ruthie e cila ka punuar në të gjitha 5 kontinentet e Botës, gjatë punës dhe bisedës me vajzat e reja kosovare, shihej se po kënaqet

Kosova është e shkëlqyeshme. Është e mrekullueshme se si, vendet për të cilat nuk dëgjojmë shumë në fakt më përqafojnë shumë, kjo mikpritja dhe mirënjohja janë shumë të këndshme. Unë jam larg fëmijëve të mi, 10 dhe 8 vjeçar, nëse veç jam larg fëmijëve të mi atëherë dua të bëjë diçka që do t’i ndihmoj njerëzit tjerë. Prandaj, është mrekulleshëm dhe jam e ngazëllyer që Kosovën po e fus në mesin e vendeve që i kam vizituar.

 Dy herë kampionia Olimpike dhe njëra nga legjendat e basketbollit femëror amerikan shprehet e lumtur që vajzat kosovare po i mësojnë gjërat shumë shpejtë

Vajzat janë të shkëlqyeshme dhe ne sot jemi munduar të potencojmë rëndësinë dhe vlerën e tyre e cila është më e madhe se basketbolli. E di se ne ju mësojmë disa shkathtësi por kjo është më e madhe. T’ju japim zë, besim në vetvete dhe t’ju rikujtojmë se ato janë të mrekullueshme dhe se basketbolli ju ofron këtë,  që ta kenë një hëpasirë të tyren. Prandaj, ne e përdorim basketbollin si mjet për të ndikuar tek ato dhe kjo është një përvojë e shkëlqyeshme.

 

Basketbollistja e dikurshme e Sacramento Monarchs dhe kombëtares amerikane, tash trajnere dhe e dërguar speciale e Departamentit të Shtetit Amerikan në mbarë Botën , punon shumë për të promovuar mirëkuptimin, paqen dhe tolerancën përmes basketbollit dhe në veçanti për të përhapur politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara për përmirësimin e rolit dhe pozitës së grave dhe vajzave.

 

Kte po e bënë edhe në trojet tona, ku para Kosovës kishte qenë edhe në Shqipëri ku ka takuar një basketbolliste të re me emrin Berna e cila është pranuar në kolegj dhe tash do të studioj dhe luaj basketboll në Shtetet e Bashkuara.

Ruthie Bolton potencoj faktin se është munduar që gjatë bisedave me vajza , t’ju ndihmoj që të ndryshojnë mënyrën e të menduarit dhe të mos e shohin veten si të vogla dhe të ndrojtura, përkundrazi të ëndërrojnë ëndrra të mëdha dhe të shikojnë përtej gardhit duke i thënë vetes se meritojmë gjëra të mëdha dhe të mira në jetë.

Mesazhi im për vajzat e reja është të besojnë, mos të lejojnë që askush t’ju marr ëndrrat e tyre, ecni përpara dhe nëse rrëzoheni ngrituni dhe vazhdoni përpara sepse gjëja më kryesore është që të ndiqni diçka më të mirë dhe më të madhe dhe mos të frikoheni. Mos lejoni që frika të ju paralizoj dëshirën për të ndjek ëndrrat tuaja   

 

Trajnerja tjetër që po punon me vajzat kosovare është Chineze Nëagbo apo shkurt Chinny , ish-basketbolliste me karrierë në SHBA, Evropë, Brazil dhe Kili e cila po ashtu ka luajtur edhe në Kampionat Botëror për Nigerinë, vendlindjen e prindërve të saj. Ajo ka punuar për skuadrat e mëdha si Atlanta Hauks, NY Knicks e Uashington Uizards dhe aktualisht punon për NBA në Kinë, si pjesë e programit Junior NBA dhe kampeve zhvillimore të Basketbollit Pakufij. E pyetur se cilat janë dallimet ndërmjet Kosovës dhe vendeve tjera që i ka vizituar, ajo nuk heziton të shpreh admirimin e saj për vendin tonë

do të thosha se dallimet në mes Kosovës dhe vendeve tjera në Botë është se Kosova është e vogël dhe e ndjej vetën sikurse në shtëpi. Të gjithë këtu duken si një familje, janë shumë të mirë , të këndshëm… nëse të duhet ndihmë, ta tregojnë rrugën… nëse je i urritur të sjellin ushqim, nëse të duhet dashuri të tregojnë me sytë e tyre. Mendoj se Kosova ka një dashuri të ëmbël dhe tradicionale sepse keni kaluar nëpër shumë gjëra dhe të gjithë janë të sinqertë dhe flasin pa hile. Këtu njerëzit flasin me zemër, me dashuri, përmes tokës dhe luftës. Kjo më pëlqen në Kosovë. 

 

Pas pensionimit si basketbolliste aktive Chinny përveç se është bërë pjesë e programeve të ndryshme të NBA është e angazhuar nga Zyra për Arsim, Çështje Kulturore dhe Programe të Diplomacisë të Departamentit të Shtetit Amerikan dhe si ligjëruese e trajnere udhëton nëpër botë për të përhapur paqen, tolerancën dhe përmirësimin e rolit dhe pozitës së grave dhe vajzave përmes basketbollit.

Pikësëpari, unë jam pro-grave, pro-vajzave dhe jam zëri avokues i drejtave të tyre dhe shumë e dua Kosovën. Këto vazja janë shumë të talentuara, absorbojnë shpejt njohurit dhe unë besoj se cilado nga këto vajza mund të jetë sportiste profesioniste , cilado nga këto vajza mund të ndryshoj botën e sportit, mund të shkoj të luaj në Shtetet e Bashkuara , cilado nga këto vajza mund ta prezantoj Kosovën në garat ndërkombëtare sepse nëse e vendos kokën dhe zemrën në atë që bënë, asgjë nuk është e paarritshme. Jam shumë e lumtur që jam në mesin e një grupi kaq të mirë dhe pozitiv të vajzave me energji, etje dhe dëshirë për të mësuar

 

Chinny të cilën vajzat kosovare e pranuan shumë shpejtë për shkak të natyrës së gjallë dhe energjisë pozitive, theksoi rëndësinë e përhapjes së paqes dhe tolerancës në botë dhe që ishte më e rëndësishme për të forcimin e vetëbesimit tek vajzat.

Qëllimi im personal është të vij këtu dhe të ndaj me këto vajza që janë sikurse unë kur isha më  e re, të ju jap besim, shpresë dhe ëndrrën  të cilën shpresoj se do ta ndjekin dhe do të kuptojnë se zëri i tyre vlen dhe është i rëndësishëm sikurse i gjithë tjerëve

 

Gjatë stërvitjeve, Chinny ishte e kujdesshme në veçanti me vajzat të cilat dukeshin të tërhequra dhe i motivonte që të shpërfaqin atë potencialin i cili qëndronte brenda tyre. Ajo pranon se basketbolli i ka ndihmuar shumë në jetë

Basketbolli ma ka ndryshuar jetën. Përmes basketbollit kam kaluar momente të llojllojshme por edhe çaste të bukura dhe fitore që më kanë ndodhur. Në aspekt poetik, ka qenë dashuri, jetë, paqe, mirëkuptim , gjetja e vetes tim në mes të fushës së basketbollit dhe botës; ishte ndërthurje e kulturave, ushqim, qeshje dhe qarje, 

 

Si pjesë e këtij programi, për të asistuar trajneret amerikane në punë me basketbollistet e reja kosovare ishte edhe Vlora Braha , ish basketbollistja e Universitetit e cila nuk fsheh lumturin e të kthyerit në paletsrë për të punuar me vajza të reja

 

Vajzat e reja u shprehen shumë të lumtura që po kanë mundësi të mësojnë shumë nga trajneret e famshme. Irma Haxha 14 vjeçare dhe Alketa Muja të cilat ushtrojnë basketboll një kohë të gjatë, nuk fshehën gëzimin e tyre që po mësojnë gjëra të reja prej personaliteteve sikurse Ruthie dhe Chinny

 

Si pjesë e ekipit të emisarëve të Programit të Departamentit të Shtetit të quajtur Sporti i Bashkuar – Diplomacia e Basketbollit dhe si shoqërues i dy trajnereve amerikane, në Kosovë  po qëndron edhe Adrian Armas, Menaxher Përfaqësues i Operacioneve të Basketbollit të NBA për Evropë .

Ai nuk fsheh se Kosova po i pëlqen dhe se është i befasuar këndshëm.

Deri tash përvoja në Kosovë është e shkëlqyeshme. Mendoj se është një shtet i bukur dhe jam i impresionuar me kualitetin e njerëzve. Federata, Qeveria dhe Ambasada janë duke bër një punë të mrekullueshme dhe unë mund të them vetëm gjëra të mira për këtë vend të bukur

 

Ky programi natyrisht promovon basketbollin por gjithashtu edhe vlerat përmes këtij sporti të bukur në veçanti përmes basketbollit femëror prandaj edhe kemi sjell dy trajnere brilante, Chinny dhe Ruthie, të cilat kanë përvojë të hatashme në botën e basketbollit. Ideja kryesore është që fëmijët t’i ndihmojmë të merren me basketboll dhe ta njohin këtë sport

 

Lidhur me Programin Junior NBA, Adrian Armas shpjegoi se ky është një nga programet e shumta që NBA e ka në mbarë botën për të promovuar lojën tejk gjeneratat e reja përmes organizimit të kampeve dhe ligave të ndryshme, për djem dhe vajza. I pyetur nëse Kosova ka potencial për të qenë pjesë e këtij programi dhe Armas tha se do ta shqyrtojnë mundësinë

Ne duhet ta studiojmë këtë. Njerëzit nga Federata kanë shprehur interesimin për t’u bërë pjesë e kësaj dhe ne do ta shqyrtojmë sepse ne jemi gjithmonë të lumtur që t’i ndihmojmë njerëzit dhe të ndihmojmë zhvillimin e basketbollit në tërë botën.

 

Cili do të jetë përfitimi konkret i Kosovës nëse bëhet pjesë e programit Junior NBA

 

Ka shumë përfitime. Ne nuk mësojmë vetëm basketbollin por tentojmë t’i inspirojmë fëmijët dhe komunitetet duke përhap vlerat pozitive , organizojmë seminare dhe kampe, sjellim ambasador që janë lojtarë me eksperiencë të madhe . Janë përfitime të shumta dhe të mëdha për Federatën dhe shtetin. 

 

 

Ky nuk do të jetë vetëm një projekt i izoluar që ndalet këtu me këtë kamp.

Procesi i promovimit të përfshirjes dhe fuqizimit të vajzave në sport dhe përmes kësaj fuqizimi i rolit të gruas në shoqërinë  kosovare do të vazhdoj me projekte të tjera , si pjesë e shumë fushatave globale, sikurse është ajo e FIBA-s “”Bota e Saj – Rregullat e Saja” nismë kjo që është promovuar edhe në kuadër të transmetimeve të Artmotion në kuadër të garave të Kupës së Kosovës në Rahovec.

Komentet janë të mbyllura.