KERASAN PRISHTINA – M JUNIOR 81:83 (0:1)
SUPERLIGA U18 – FINALJA E PLAY OFFIT
Minuta e fundit e ndeshjes së parë finale të Play Offit të Superligës së juniorëve ishte tejet dramatike.
Fillimisht , Drinor Gashi gabon në pasim dhe ia dhuron topin në duar Nderim Ratkocerit i cili udhëhoqi kundërsulmin e shpejtë dhe për bukuri asistoi anash për Ari Karaxhiun i cili qëlloi treshen për epërsin prej 81:78 të Kerasan Prishtinës, ndërsa kishin mbetur edhe 40 sekonda deri në fund.
Por, koshashënuesi më i mirë dhe lojtari kryesor i M Juniorit, Don Polloshka e merr përgjegjësin mbi vete, driblon dhe pikërisht mbi Ari Karaxhiun, nga distanca prej mbi 8 metra qëllon treshe për barazim rezultati , 81 me 81 , ndërsa kishin mbetur edhe 31 sekonda lojë.
Dramë dhe triler fantastik në finalen e Superligës së Juniorëve
Në sulmin e radhës Nderim Ratkocerri tentoi nga afërsia për dy pikë por nuk shënoi kurse përsëri përgjegjësin për organizimn e sulmit të fundit në kte ndeshje e mori Don Polloshka i cili pret 5 sekondat fundit dhe pason tek Bledar Thaqi , treshja e cilit nuk gjen cakun por fantastik në kërcim ishte Nart Jashari i cili edhe pse i penguar me faul , 80 të qindtat e sekondës para sinjalit gjuan dhe shënon dy pikët triumfale për M Juniorin i cili e fiton kte ndeshje me rezultat minimal 83 me 81 dhe kalon në epërsi prej 1 me 0 në serinë finale.
Tek fituesit, katër basketbollistë shënuan pikë dyshifrore ndërsa lojtari më i dobishëm ishte njëherësh edhe lojtari i ndeshjes, Don Polloshka i cili përpak nuk realizoi trilpe double sepse i mungoi vetëm edhe një asistim për këto shifra magjike.
Doni udhëhoqi skuadrën e tij me 31 pikë, 10 kërcime e 9 asistime, dhe vodhi edhe 5 topa ndërsa patjetër duhet theksuar se në kte mbrëmje nuk i shkkuan për dore shënimet e tresheve pasi që nga 6 tentime qëlloi vetëm një por të cilën e qëlloi në sekondat e fundit mbajti në lojë ekipin e tij dhe pastaj i mundësoi fitoren.
Koshashënuesi i dytë më i mirë ishte Erin Dragusha me 13 pikë , Ardit Gashi shtoi 12 tjera ndërsa listën e koshashënuesve dyshifror e përmbylli Bledar Thaqi me 11 pikë , ndërsa në veçanti duhet theksuar treshen e tij kur u ndal edhe me faull dhe realizoi edhe gjuajtjen e lirë.
Krejt në fund, nuk mundemi pa e veçuar edhe heroin e këtij takimi, Nart Jasharin i cili kërceu në sulm dhe në qindtat e fidit të sekondës realizoi për fitore duke e përmbyll duelin me 9 pikë ndërsa kishte shtuar edhe 9 kërcime dhe për nga një pikë e kërcim ishte larg double double-it
Nga ana tjetër, për Kerasan Prishtinën që ishte nikoqire në këtë duel , poashtu katër lojtar realizuan pikë dyshifrore ndërsa dy prej tyre nga 20 apo më shumë pikë.
Lideri i skuadrës në kte ndeshje ishte plejmejkeri fenomenal Shpat Mustafa me 22 pikë e 8 asistime kurse përkrahu e pati snajperistin më mirë të Superligës së Juniorëve, Diart Gashin i cili shënoi 20 pikë dhe ishte një bombardues i pamaëshirshëm duke shënuar 5 treshe nga 7 tentime.
Me 18 pikë në kte duel, prej tyre 3 treshe u dallua edhe Ari Karaxhiu i cili e qëlloi edhe atë treshen e fundit për Kerasan Prishtinën ndërsa basketbollisti që e përmbylli grupin e lojtarëve të cilët realizuan pikë dyshifrore ishte Nderim Ratkoceri i cili në fakt realizoi double double fenomenal me 12 pikë e 18 kërcime dhe shtoi 6 asistime, 9 pikët tjera të skuadrës i shënoi Adrian Kika që pati edhe 7 kërcime.
Sa i përket vet rrjedhës së duelit , duhet thënë se Kerasan Prishtina fal bombardimeve të Diart Gashit në fillim, depërtimeve të Mustafës dhe lojës së mirë nën kosha të Ratkocerrit, arriti që të krijoj epërsi deri në 7 pikë në çerekun e parë por në fund, fal lojës së mirë të Don Polloshkës, Dragushës dhe Ardit Gashit arriti ta zbus disavantazhin në 23 me 19.
Me të filluar çereku i dytë , Kerasani ndërmori seri prej 11: 4 dhe arriti maksimumin e epërsis në kte duel, në minutën e 15 semafori tregonte 34 me 23, plus 11 për Kerasanin.
Në këto çaste, trajneri i M Juniorit Bekim Maxhuni aktivizoi në lojë Bledar Thaqin i cili i dha gjak dhe zemër skuadrës , duke shtuar agresivitetin në mbrojtje , sidomos nën kosha dhe në 4 minuta e 20 sekondat e fundit të pjesës së parë, me 7 pikë personale, prej tyre dy treshe , Bledari udhëhoqi M Juniorin në seri prej 13 me 4 për ta afruar rezultatin në vetëm 2 pikë.
Në veçanti ishte i bukur ky aksion kur qëllon treshe dhe ndalet me faull duke qëlluar edhe gjuajtjen e lirë.
Kështu, pas 20 minutave lojë, semafori tregonte rezultat të ngushtë Kerasan Prishtina 38, M Juniori 36.
Me të fiulluar çereku i tretë, në dy sulmet e para M Juniori realizon 4 pikë të shpejta përmes Ardit Gashit , fillimisht duke barazuar e pastaj edhe kalon në epërsi për herë të parë në kte ndeshje, 38:40
Në kte u përgjigjen vendasit e Kersasnit me mbrojje fenomenale të Mustafës, Karaxhiut dhe Gashit të cilët në anën tjetër shënonin edhe në sulm, nga gjitha pozitat dhe shumë shpoejtë pas një seri prej 8-0 rikthyen avantazhin , 46 me 40.
Megjithatë, me këtë nuk u pajtuan Polloshka dhen shokët e tij, dhe sërish e afruan rezultatin në 58 me 56. Deri në fund të 30 minutshit, loja shkoj kosh për kosh dhe të dyja skuadrat më shumë u koncentruan në lojën e sitilit vrapo e gjuaj se sa në mbrojtje të mira andaj në fund , distanca mbeti e njëjtë , 2 pikë epërsi për Kerasanin , 65 me 63. Duhet theksuar se në çerekun e dytë rezultati ishte 27 me 27 dhe të dyja skuadrat në total realizuan 54 pikë.
Çereku i fundit ishte për infarkt. Rezultati vazhdimisht barazohej dhe skuadrat vazhdimisht ndërroheshin në avantazh prej maksimum 3 pikëve.
Dhe sikurse tham në fillim, 60 sekondat e fundit sollën dramën e madhe kur fillimisht Karaxhuiu qëlloi treshe për 81”78 në çka u përjigj Polloshka me treshe mbi Karaxhiun për barazim 81 me 81 dhe në sulmin e funit, në të qindtat e fundit Nart Jashari realizoi pikët e fitores për M Juniorin 83 me 81 dhe epërsinë në serinë finale prej 1 me 0
Duhet theksuar se Kerasan Prishtina, edhe pse sivjet e ka përfunduar stinorin e rregullt si lider me 15 fitore dhe vetëm 3 humbje, të dyja këto humbje i kishte pikërisht nga M Juniori dhe çdo herë me rezultate të ngushta 75:74 dhe 75:71. Edhe kte herë fitorja e M Juniorit ishte e ngushtë ndërsa totali ndërmjet këtyre skuadrave sivjet është 3 me 0.
Ndeshja e dytë finale zhvillohet të shtunën mbrëma me fillim nga ora 18.
Komentet janë të mbyllura.