Basketboll

PRESIDENTI I ABA-LIGËS: NËSE PËRMENDET PRISHTNA – NE LARGOHEMI NGA GARA

Prishtinë (AsistiOnline) – Drejtori i Përgjithshëm i klubit serb nga Bosnja, Igokea, njëherazi që mban edhe postin e të parit të ABA Ligës momentalisht, Igor Dodik njoftoi se klubi nga Laktasi do të largohet nga ABA Liga, nëse bordi i garës do të marrë parasysh pjesëmarrjen e Prishtinës aty.

“Ky është mendimi im personal dhe duke folur për veten time. Unë e di se ka disa iniciativa që Prishtina të hyjnë në konkurs, megjithatë, e di se një ide e tillë ka mbështetjen e disa klubeve”, ka thënë Dodik.

Ai gjithashtu vuri në dukje se cilat mund të jenë ekipet që do të mbështesin iniciativën e Prishtinës.

“Qëndrimi im për këtë çështje është i qartë, ne tërhiqemi. Ekipe si Buducnosti por edhe ato kroate janë pro inkuadrimit të Prishtinës”, tha Dodik për srpskainfo.com portal.

 

Komentet janë të mbyllura.