Basketboll

FBK-JA BËN PËRZGJEDHJEN E BASKETBOLLISTËVE PËR KAMPIN NACIONAL

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) gjatë javës do të bëjë përzgjedhjen e basketbollistëve të grupmoshës 2005/06 për në Kampin Nacional, i cili do të organizohet nga FBK në fillim të muajit korrik në Suharekë.

Përzgjedhja do të udhëhiqet nga Drejtori i Kampit Nacional, Dritëro Sefaja, njëherësh edhe koordinator profesional i Programit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja të FBK-së në kuadër të FIBA Evropës.

Më poshtë mund të gjeni orarin dhe vendin ku do te mbahen aktivitetet:

E premte, 24.05.2019/ Prishtinë (Pallati i Rinisë dhe Sporteve)

15:00-17:00 Djem

17:00-19:00 Vajza  

E hënë, 27.05.2019/ Mitrovicë

11:00-13:00 Djem

13:00-15:00 Vajza

E martë, 28.05.2019/ Ferizaj

11:00-13:00 Djem

13:00-15:00 Vajza

E enjte, 30.05.2019/ Prizren

15:00-17:00 Djem

17:00-19:00 Vajza

E premte, 31.05.2019/ Gjakovë

15:00-17:00 Djem

17:00-19:00 Vajza

E diel, 02.06.2019/ Pejë

15:00-17:00 Djem

17:00-19:00 Vajza

Pjesëmarrja e grupmoshës së lartëpërmendur është obligative, andaj inkurajojmë trajnerët dhe prindërit ti sjellin fëmijët në grumbullim. 

THEKSIM:

Fëmijët duhet të marrin pajisje sportive me vete.

Komentet janë të mbyllura.