HISTORIKE: PËRFAQËSUESJA E KOSOVËS 3X3 PËR HERË TË PARË SIVJET PARAQITET NË GARA NDËRKOMBËTARE
Prishtinë (AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës 3×3 (Meshkujt) për herë të parë në histori që nga formimi, këtë verë do të marrë pjesë në gara ndërkombëtare të lojës 3×3 të organizuara nën-ombrellën e shtëpisë kryesore të basketbollit europian dhe botërorë, FIBA.
Bëhet fjalë për kualifikimet e FIBA 3×3 – Europe Cup 2019, që do të mbahen në qytetin Constanta të shtetit të Rumanisë më 29 dhe 30 Qershor dhe të cilat për reprezentacionin kosovar janë historike.
Ndërsa janë përzgjedhur 4 basketbollistët kosovarë që do ta Përfaqsojnë Kosovën në këtë garë prestigjioze që mbledh rreth vetes super-ekipe me super-lojtarë nga shtetet e Europës.
Kosova sivjet përfaqësohet nga këta lojtarë:
Arti Hajdari (kampion Streetball Kosova 2018 me ekipin Depertejshen);
Altin Sahiti (nënkampion Streetball Kosova 2018 me ekipin Air Force One);
Albatrit Bershia (nënkampion Streetball Kosova 2018 me ekipin Air Force One);
Arian Mehmeti (nënkampion Streetball Kosova 2018 me ekipin Air Force One);
Udhëheqës i delegacionit: Agon Fehmiu.
Kampionë të Kosovës në garën e fundit në Streetball Kosova 2018, janë ekipi pejanë: ”Depërtejshën” të prirë nga, Arti Hajdari me shokët: Beqë Kovaqi, Blendi Matoshi dhe Egzon Gjurkaj.
ASISTIOnline ju sjell në mënyrë kronologjike një histori të Streetball Kosova 3×3, si dhe arritjen deri në këtë fazë dhe punë fenomenale që është bërë ndër vite për masovizimin e kësaj magjie të basketbollit dhe arritjen deri këtu:
DEBUTIM HISTORIK I PËRFAQËSUESES SË KOSOVËS 3X3:
Komentet janë të mbyllura.