FBK-JA NDRYSHON VENDIMIN: KOSOVA LUAN NË MITROVICË
Prishtinë (AsistiOnline) – Nëpërmes një komunikate zyrtare Federata e Basketbollit të Kosovës ka konfirmuar se ka ndryshuar vendimin për zhvillimin e ndeshjeve të Përfaqësueses Kosovare.
Bordi i FBK-së e ka anuluar vendimin e datës 25 Prill 2019 që ndeshjet të luhen në Rahovec dhe kështu ka vendosur që më 7 dhe 14 Gusht Kosova ndaj Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut të luaj në “Minatori”.
Sipas FBK-së, në ditët në vazhdim Federata e Basketbollit të Kosovës, KB Trepça dhe Komuna e Mitrovicës do ti diskutojnë të gjitha detajet e organizimit të ndeshjeve me kriter të FIBA-s, të cilat kërkojnë punë dhe angazhim të të gjitha palëve të përfshira në këtë proces.
Kosova edhe më herët ka luajtur në ”Minatori”, pasi që fazën kualifikuese për Eurobasket 2017, Përfaqësuesja e Kosovës e pati zhvilluar pikërisht në palestrën “Minatori” kundër Sllovenisë, Ukrainës dhe Bullgarisë.
Orari i ndeshjeve të Kosovës:
3 Gusht 2019 Luksemburgu – Kosova
7 Gusht 2019 Kosova – Britania e Madhe
14 Gusht 2019 Kosova – Luksemburgu
17 Gusht 2019 Britania e Madhe – Kosova.
Komentet janë të mbyllura.