Basketboll

MIQËSORE, KOSOVA – MAQEDONIA(U-20): PËRFUNDON PJESA E PARË

Prishtinë (AsistiOnline) – Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore, Maqedonia – Kosova(U-20), që po zhvillohet në Mavrovë të shtetit maqedonas.

Pas pjesës së parë, avantazhin e ka ekipi kombëtar maqedon që po avancon me shifrat e ngushta 37-35.

Tek Kosova deri më tani po dallohen, Ramadan Zekiqi me 8 pikë, si dhe Leon Neziri, Erhan Sholla e Arbër Sinani me nga 5 pikë.

Tek maqedonasit, Temelkovski me 12 pikë, si dhe Nastovski me 11 pikë.

Ndeshje tejet e ngushtë po zhvillohet në Maqedoni, Kosova po luan tejet mirë.

Komentet janë të mbyllura.